Home FOTO SA 1000 FJALE Punime te punuara me sistemin “HAUTE COUTURE” nga stilistja shqiptare ne Turqi

Punime te punuara me sistemin “HAUTE COUTURE” nga stilistja shqiptare ne Turqi

Nga Stiliste Stela Skënderaj, Stamboll

Veshje te stilit barok ku paraqitet ne plan te pare finesa e femrës. Veshje ku ndërthuren ngjyrat ne një harmoni te plote nëpërmjet punimeve me sistemin HAUTE COUTURE ( punim për karakterin e individit) dhe te cilat nuk mundet te punohen ne sistemin fabrikës pasi humbet plotësisht magjia e veshjes.

Keto veshje shfaqin qarte boten e femrës pasi veshja duhet te jete e bashkangjitur gjithmonë me anatominë, por ne radhe te pare qe karakteri dhe shpirti i njeriun te dal ne pah plotësisht nga veshjet.

Portreti i femrës, nenës se njerëzimit me gjithë finesën e jetës qe zotëron ajo. Nuk ekziston femër e shëmtuar, por e pa mbajtur dhe ky stil veshje qe është me i vjetri dhe guri themeltar i industrisë se veshjeve, pikërisht këtë ka synim te shfaq ne mënyre me origjinale te qarte bukurin e femrës te ndërthurur me madhështinë, ngjyrat dhe stilin.

Ne këtë sistem nuk mjaftohet vetëm informimi mbi qepjet por psikologjia, stilizimi, kreativiteti qe te shfaqet qarte imazhi ne formën me madhështore njerëzore.

PS: Ne foton e kopertinës modele është vete stilistja Stela Skenderaj qe nuk mungon edhe ne kolazhin brenda lajmit!

Share: