Përktheu nga origjinali anglisht, Elvis Zaimi
Nga njëra anë mund të thuhet se konservatorizmi nuk merr në mbrojtje pa dallim çdo lloj ndryshimi të asaj çfarë ka ardhur e pandryshuar deri në ditët tona në shoqëri dhe në politikë. Nga ana tjetër, nëse vërejmë historinë e konservatorizmit, përpjekja për ta përmbledhur këtë koncept si kundërshtimin ndaj çdo lloj ndryshimi, do të vinte hapur në kundërshtim dhe përgënjeshtrohej nga një fakt madhor të rregjistruar në historinë e tij-se në të vërtetë konservatorizmi e mbron dhe e prodhon ndryshimin.
Në fakt, pranojnë dhe thonë konservatorët, ne jemi në favor të bërjes së disa ndryshimeve në politikë dhe shoqëri, por ne nuk ngatërrojmë duke i konfonduar dy llojet e ndryshimeve. Konservatorët nuk kanë qenë kurrë në mbështetje të ndryshimeve me të cilat jemi të pafamiljarizuar, pra që do t’i quajmë thjesht “ndryshime”. Ata, në të vërtetë, kanë qenë në favor të bërjes së disa ndryshimeve me të cilat vetëm pjesërisht jemi të pafamiljarizuar, pra të “reformave”.Çdo reflektim I kujdesshëm mbi konservatorizmin pa dyshim na çon në konkluzionin e saktë se konservatorizmi ka në zemrën e tij, dhe përherë të pandryshuar ne mendje, pretendimin se ka një dallim të thellë ndërmjet “ndryshimit” dhe “reformës”. Burke qe i pari që e vuri re dhe e bëri qartë disa herë këtë “dallim të dukshëm”, ndërmjet “ndryshimit” dhe “reformës”.
“…ndryshimi…tjetërson vetë substancën e gjërave…duke zhdukur çdo të mirë të tyre thelbësore, si dhe të këqiat aksidentale që u qëndrojnë si shtojcë ose në krah të tyre. Ndryshimi është risi e plotë (inovacion), dhe nëse ai do të funksionojë në përputhje me qëllimin e reformacionit, apo nëse do të vijë në kundërshtim me vetë parimet për të cilat është i dëshirueshëm ai, nuk mund të dihet me qartësi dhe siguri paraprakisht. Reforma nuk është një ndryshim në substancën apo në modelin parësor të gjërave, por zbatimi I drejtpërdrejtë i një kure shëruese, ndaj sëmundjeve shoqërore dhe acarimeve në lidhje me të cilat ka ankesa. Për sa kohë që sëmundjet dhe acarimet zhduken, gjithçka mbetet e qartë dhe e sigurtë. Gjithçka merr fund aty, dhe edhe në rastin më të keq, kur reforma dështon, substanca që ju nënshtrua operacionit reformues mbetet aty e njëjtë, e pacënuar dhe e paprekur… Inovacioni nuk është reformë. Revolucionarët francezë ankoheshin për gjithçka, ata refuzonin të reformonin ndonjë gjë, dhe nuk lanë asgjë, asgjë për be, pa e ndryshuar.
Pasojat janë para nesh, jo në historinë e largët, as edhe në të ardhmen e parashikueshme, ato janë mbi ne, ato na kanë vënë ne poshtë. Ato kanë tronditur sigurinë publike, ato kërcënojnë gëzimin e jetës dhe pronës private. Ato nuk lënë të rriten fëmijët dhe rininë, ato trazojnë dhe prishin qetësine e pleqve. Nëse ne udhëtojmë, ato na ndalin dhe na pengojnë rrugëtimin e mëtejshëm. Ato kanë mbushur plotpërplot qytetet dhe gëlojnë në to, ato na përndjekin edhe në fshat. Punët tonë janë ndërprerë dhe lënë në mes prej tyre, trazimi që vjen prej tyre nuk ka shqetësuar dhe nuk na lë të pushojmë, gëzimet tonë janë kthyer në trishtime, vetë studimet tona janë helmatisur dhe bërë perverse, dhe dija është bërë më e keqe sesa injoranca, për shkak të ligësive pambarimisht të mëdha të këtij inovacioni të llahtarshëm”.
Disa, me guxim kanë pohuar se Edmund Burke qëndron në të njëjtin nivel me Karl Marx dhe John Stuart Mill. Të tre këta emra janë të barabartë për nga rëndësia në panteonin e politikës. Burke bëri për konservaorizmin të njëtën gjë që Marx bëri për socializimin që mban emrin e tij, d.m.th për marksizmin, dhe të njëtën gjë që Mill bëri për liberalizmin.
Nëse atij i vihet në dukje me qortim se kishte tolerancë të tepruar për tratativat e dyshimta financiare, apo nëse mbi të rëndon dyshimi i përhershëm se opinionet e tij të ndryshueshme dhe jo gjithmonë konsekuente ishin për shkak të patronëve që e financonin, ndryshe nga Karl Marx ai nuk pati ndonjë fëmijë me shërbëtoren e tij, dhe as nuk arriti ndonjëherë të ishte po aq i njerëzishëm si Mill. Mendimi më shpresëdhënës që na mbetet nga fjalët e tij është se “ndryshim” në politikë është ajo që e ndryshon “substancën” ose ‘thelbin”, ose karakterin parësor të diçkaje. Ndërkohë, reforma prek vetëm “mbështjelljen e jashtme” apo atë që është aksidentale tek objektet, pra ndryshimi ndryshon themeloren, ndërsa reforma ndryshon jothemeloren.