Home KRYESORE Saharaja nuk do të jete shkretëtirë, transformimi i saj do t’ju habisë

Saharaja nuk do të jete shkretëtirë, transformimi i saj do t’ju habisë

Energjia e rinovueshme mund të transformojnë rajonin e Saharasë.

Shkencëtarët modeluan se çfarë do të ndodhte nëse 9 milionë km katrorë të shkretëtirës Sahara do të mbuloheshin me panele dhe turbina për të përfituar energjinë e rinovueshme.

Ata u përqendruan në këtë zonë, sepse janë pak të populluara, kanë sasi të madhe dielli dhe ere si dhe janë afër tregjeve të mëdha të energjisë në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Sipas llogaritjeve të autorëve, një instalim masiv në shkretëtirë do të gjeneronte më shumë se katër herë energji se sa bota përdor aktualisht çdo vit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se instalimi i energjisë së erës dhe i diellit mund të ketë ndikim në temperatura – por ndryshimi kryesor me këtë hulumtim është ndikimi në vegjetacion.

 Dr Yan Li, autor i studimit nga Universiteti i Illinois, SHBA tha:

Rezultatet tona të modelit tregojnë se fermat diellore dhe të erës në shkallë të gjerë në Sahara do të dyfishonin reshjet, veçanërisht në Sahel, ku shkalla e rritjes së reshjeve është midis 20mm dhe 500mm në vit. Si rezultat, pjesa e bimësisë rritet me rreth 20%”.

Si rriten reshjet nga turbinat dhe panelet?

Turbinat me erë shkaktojnë përzierjen e ajrit të shkaktuar nga rrotullimi i krahëve.

Ato përziejnë ajrin më të ngrohtë nga lart, përmes të cilës krijohet më shumë avullim, ç’ka shkakton rritjen e reshjeve dhe për pasojë rritjen e bimëve.


360grade.al

Share: