Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në një konference urgjente për shtyp, pas publikimit të një skandali nga gazetari Basir Çollaku.
Në një video të publikuar ditën e sotme, Nënkomisari Emiljano Nuhu, denoncon deputetin Balla, se ka nxjerrë nga qelia djalin e një deputeti të PS-së, pas përdhunimit të një vajze.
Taulant Balla, u shpreh se ky denoncim “po gatuhet në zyrat e PD-së” dhe se ai do të hedhë në gjyq Partinë Demokratike.
Ajo që nuk kuptohet, është nxitimi i Taulant Ballës, për të drejtuar gishtin tek drejtuesit e PD-së, ndërkohë që skandali është publikuar nga një gazetar dhe denoncimi ka ardhur nga një nënkomisar.
Balla nuk u ndal tek denoncimi në vetëvete dhe nuk prodhoi asnjë argument lidhur me vërtetësinë e tij, por u mundua të krijojë një paralele mes rastit “Babale” dhe denoncimit të sotëm.
Pavarësisht, nxitimit të deputetit për të “larë duart” sa më shpejt nga ky skandal, duket se një bombë e re po shpërthen mes Rilindjes.
/TPZ.AL/