Home KRYESORE “ TIRANA E VESHUR ME KOSTUME POPULLORE ”

“ TIRANA E VESHUR ME KOSTUME POPULLORE ”

Nga Meringlena Rusta*

Tashme përfundoi faze e projektit qe konsistonte në promovimin e Atraksioneve Turistike të Tiranës – të historisë dhe vlerave kulturore të trevave Shqiptare nëpërmjet guidave turistike të ofruara nga të rinj të veshur me kostume tradicionale Shqiptare. Si mundësi plus dhe ne mënyre krejtësisht eficente u realizua nëpërmjet fotografimit te ciceroneve te veshur me kostume popullore tradicionale edhe një publicitet i shkëlqyer për kryeqytetin ndërsa me mijëra turiste u fotografuan me ta dhe i kane publikuar këto foto nga ata kane ne ardhur neper rrjetet sociale te cilat përdoren gjerësisht tashme si Media me Eficente e Komunikimit global.

Kjo ishte një ide e re dhe e parealizuar më parë në Shqipëri dhe e propozuar nga gazetari i njohur Artur Nura. Është një ide e cila e konkretizon prezantimin e vlerave dhe kulturave të trevave Shqiptare. Përvec komunikimit verbal të rinjtë të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare, realizuan edhe një prezantim vizual me kostumet duke dhene nje informacion në mënyrë më te plotë e tërheqës dhe si rezultat edhe impakti ishte më mbresëlënës.

Në fazën e parë të projektit u përzgjodhën ekspertë në fushën e Historisë, Etnografisë dhe Komunikimit (Prof. Dr. Aferdita Onuzi- etnografe; Dr. Marenglen Kasmi; Gazetar Artur Nura) të cilët hartuan fletpalosje me informacion historik dhe etnografik mbi Tiranën por edhe trevave të tjera të Shqipërisë.

Edhe pse projekti u implementua në qytetin e Tiranës materiali i hartuar për flet palosje qëllimisht u përzgjodh nga të gjitha trevat në mënyrë që turistët të prezantoheshin me vlerat më të mira kulturore të të gjitha trevave. Në flet palosjen ekspertja e etnografisë përzgjodhi me shumë kujdes veshjet përfaqësuese të të gjitha krahinave të Shqipërisë.

Fletpalosja u konceptua në dy aspekte:

së pari të ishte prezantuese e atraksioneve turistike të qytetit të Tiranës

së dyti prezantonte kostumet tradicionale Shqipëtare të gjithë krahinave të Shqipërisë.

Për ta bërë atraktive krahas materialit historik të shkruar u përdorën edhe foto ilustruese. Foto të atraksioneve turistike të Tiranës por edhe foto të kostumeve tradicionale të cilat u përzgjodhën nga Arkivat e eksperteve te Instituti i Kulturës Popullore dhe nga albumet “Veshje Popullore Shqiptare”- disa vëllime; botuar nga Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë.

Ekspertët e kontraktuar (Historiani Dr. Marenglen Kasmi, Prof. Dr. Aferdita Onuzi- etnografe, Gazetar Artur Nura per fushen e komunikimit) kanë kryer gjithashtu trajnimin e studentëve të cilët ofruan guidat për turistët.

Të rinjtë jo rastësisht u përzgjodhën nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë. U përzgjodhën nga ky fakultet me qëllim që të rinjtë të cilët do të ofronin guidat të kishin një njohuri bazë nga historia, pra të kishin një përgatitje fillestare, por edhe te ishin zoterues te minimumi te gjuheve te huaja.

Ata tashme jane Ciceronet e pare te veshur me kostume popullore dhe rezultuan shume te sukseshem duke u ofruar turisteve bukuritë e veshjeve te tyre dhe informacionin e përzgjedhur me profesionalizëm.

Përvec këtij formimi studentët u trajnuan në lidhje më historinë jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë si dhe u trajnuan në aspektin etnografik për veshjet e të gjitha krahinave të Shqipërisë dhe të vlerave dhe kulturës që ato përcjellin.

Sigurisht aspekt tjetër i trajnimit ishtë në mënyrën e komunikimit gjatë ofrimit të guidave dhe domosdoshmëria e njohjes së disa gjuhëve të huaja. Në trajnim u përfshinë 10 studentë por kontratat u lidhën vetëm me 4 prej tyre (2 femra dhe 2 meshkuj), të cilët u përzgjodhën më të mirët gjatë testimeve të trajnimit nga ekspertët.

Implementimi i projektit në terren filloi në 1 Qershor. Të rinjtë u veshën me kostume popullore të krahinës së Korcës dhe të Tiranës. Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë u përzgjodhën vend ndodhjet ku do të fillonin guidat megjithatë të rinjte të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare mund të lëviznin në varësi të turistëve edhe në atraksione të tjera të Tiranës. ù

Fillimisht nëpërmjet Bashkisë Tiranë u bashkëpunua me operatorët turistikë të Tiranës dhe u informuan se 4 të rinj të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare ofrojnë guida dhe foto falas për turistët.

Në vijimësi në 3 muajt e implementimit të projektit, të rinjte të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare u kontaktuan jo vetëm nga grupet e operatorëve turistikë të Tiranës por edhe nga grupe të tjera turistike rastësore.

Këto guida të ofruara nga të rinj të veshur me kostume popullore ishin shumë të pëlqyeshme jo vetëm nga turistët e huaj por edhe nga kalimtarë te qytetit të Tiranes, të cilët shpesh herë ndalonin për të pare kostumet, për të marrë informacion dhe për te bërë foto. Gjithashtu turistët shprehnin shumë interes për të bërë foto dhe për të provuar pjesë të ndryshme të veshjeve të tilla si qeleshet apo jelekët.

Veçanërisht të huajt janë të magjepsur pas veshjeve të vjetra popullore shqiptare, sidomos ato tiranase, sepse tërheqeshin nga qëndismat prej ari të grave duararta shqiptare, dhe madje shumë prej tyre kanë pyetur se ku ka dyqane tek të cilat mund të blejnë diçka të ngjashme si kujtim.

Fotot e realizuara nga turistët me të rinjte të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare janë një kartolinë reale që ata marrin nga vizita në Shqipëri. Të gjitha fotot që turistët publikojnë në rrjete sociale realizojnë një promovimin të vlerave kulturore Shqiptare dhe jane nje publicitet falas per Tiranen, kryeqyteti i Shqiperise.

Të rinjte të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare, ishin porositur nga Drejtuesit e Projektit, që të kryenin edhe një vlerësim të përafërt të numrit të turistave të huaj, që takonin gjatë një dite në tërren. Në këtë mënyrë donim të kishim një “database” informale për turistët që kanë përfituar nga ky Projekt.

Në gjuhën e shifrave për periudhen 3 mujore 1 Qershor – 31 Gusht 2018 të 4 të rinjte të veshur me kostume tradicionale Shqipëtare, kanë ofruar informacion, kanë realizuar foto si dhe kanë shpërndarë flet palosje për rreth 14.500 turistë të kombësive të ndryshme prej vendesh nga me te ndryshmet te botes.

Projekti është promovuar në mënyrë të rregullt edhe në website Perqasje të gazetarit Artur Nura si dhe në Radio lokale. Projekti realizoi qëllimin e tij për promovim e vlerave kulturore të Shqipërisë si dhe të atraksioneve të qytetit të Tiranës dhe kjo u arrit më së miri nëpërmjet prezantimit të informacionit historik nga të rinjtë të veshur me kostumet popullore.

Projekti tërhoqi vëmendjen edhe të të rinjve. Shumë prej tyre na kanë shkruar në rrjete sociale të Qendrës duke shprehur interesin e tyre për tu përfshirë edhe ata në projekt për të ofruar guida turistike.

Projekti u be njekohesisht edhe nje spot publicitar i Tiranes ne shume vende te botes nepermjet fotove te shumta qe vete turistet kane realizuar me ciceronet e veshur me kostume popullore dhe padyshim qe ky aset do sjelle edhe me shume turiste ne kryeqytetin e Shqipërise.

Gjatë gjithë muajve të implementimit të Projektit, krahas promovimit në në rrjete të ndryshme sociale, janë realizuar disa kronika televizive në media të ndryshme. Kanë qenë 6 kronika në televizione të ndryshme të cilat mund të shihen në facebook në faqen Qendra Aset si dhe në Instagram në faqen me të njëjtin emër.

Linqet janë si më poshtë Vizion Plus 

Report Tv

News 24 

RTSH 

SCAN TV

Abc News

*Autorja eshte drejtoreshe egzekutive e QASET

Share: