Paralelisht me gjyqin e parë për Emiliano Shullazin dhe dy anëtarëve të tjerë të grupit të tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot.
Pas masave për gjashtë anëtarë të arrestuar si pjesë e klanit “Bajri”, sot tre të tjerë pritet të njihen me masën e sigurisë. Ata janë Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër dhe Denis Brajoviq, Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar në Tiranë.
Ditën e djshme Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”, të cilët janë; Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër.
Mësohet se të arrestuarit kanë ofruar garanci për një masë më të butë duke pretenduar gjykim në gjendje të lirë ose arrest shtëpiak, por kjo nuk është pranuar./Opinion.al