Home KRYESORE Trafik femrash e fëmijësh, kush është 50-vjeçari që u kap në Fushë-Krujë

Trafik femrash e fëmijësh, kush është 50-vjeçari që u kap në Fushë-Krujë

Një operacion i kryer në bashkëpunim, mes policisë së Durrësit dhe efektivëve të Komisariatit të Krujës ka çuar në pranga një të dënuar për disa vepra penale në Itali.

Flamur Korriku, 50 vjeç nga Tirana rezultonte në kërkim ndërkombëtar, si pasojë e një dënimi prej 6 vite e 3 muajsh burg nga drejtësia e fqinjit të përtej Adriatikut.

Ai është kapur në Fushë Krujë, ndërkohë që dënimi i është dhënë për veprat penale “organizatë kriminale”, “shfrytëzim prostitucioni”, “trafik femrash”, “krime kundër fëmijëve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij do të ndiqen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës.

Share: