Home KRYESORE Transferimet e prokurorëve nga Marku, kush vendos për fatin e dosjeve “Shullazi”...

Transferimet e prokurorëve nga Marku, kush vendos për fatin e dosjeve “Shullazi” dhe “Tahiri”

Dy dosjet më të bujshme që u prekën nga transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda në rrethe janë dosjet “Shullazi” dhe “Tahiri”.

Pas shumë debateve për hedhjen në short, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela vendosi ta marrë përsipër vetë pretencën për grupin “Shullazi”, së bashku me zv/drejtuesin Gentian Osmani.

Ky i fundit është prokuror edhe në dosjen “Tahiri” dhe mund të jetë kryesues pas transferimit të Besim Hajdarmatajt në Prokurorinë e Pogradecit.

Megjithatë, emrat e prokurorëve të tjerë nuk janë bërë të ditur ende. Prokurori Ened Nakuçi vijon me raport mjekësor jashtë vendit, ndërsa Elisabeta Imeraj duket se nuk lëviz nga Prokuroria e Tiranës.

Share: