Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera URA, DEKODERAT DHE USHTARET!

URA, DEKODERAT DHE USHTARET!

Nga Dritan Kaba

Më pyeti dikush , që kishte lexuar statusin që kisha shkruar : “Sot rradhët për të blerë dekoderat, më bindën se historia me urën është mëse e vërtetë”, Did, mu drejtua, çfarë është kjo puna e urës dhe çfarë lidhje kanë dekoderat me të dhe aq më shume me punë ushtarësh?
Për të edhe shumë të tjerë po tregoj punën e urës dhe ushtarëve.

Gjatë kohës së sundimit otoman herë pas here ngriheshin taksat.

Një ditë u dha urdhër per tu ngritur taksat. Një pjesë e shtetasve te Perandorisë vazhduan të paguanin normalisht, në një pjesë tjetër pati reagim per rritjen e tyre.

Pas disa kohësh, Sulltani nisi një fushatë lufte diku nga Azia dhe duheshin para për të përballuar atë, kështu u rritën sërish taksat.

Njerëzit, diku në Perandori, vazhdonin të paguanin taksat pa bërë zë. Në pjesë të tjera të perandorisë filluan të protestonin. Diku edhe e refuzuan deri në kryengritje me armë. Pas një rritje të tretë që ishte shume e madhe pothuaj në të gjithë perandorinë pati nje reagim shumë të fortë kundër rritjes së taksave.. Deri edhe tek drejtues të emëruar nga Porta e Lartë. Vetëm në një vend njerëzit nuk u ndjenë dhe vazhdonin të paguanin taksat.

Veziri, që drejtonte punët e taksave, vuri re se vetëm në një vend taksat paguheshin dhe nuk kishte raport për reagim ndaj rritjes së tyre, ndryshe nga e gjithë Perandoria. I habitur nga kjo gjendje dhe duke e ditur që ai vend ishte i varfer, vendosi te shkonte vete atje. U nis veziri me habi të madhe. Shkoi takoi mytesarifin e zyrtarët e tjerë. I pyeti, a i pagujane taksat njerëzit. Po, i thanë ata. Te gjitha? – pyeti sërish dhe këto të rriturat. Po, i thane vartesit. Atëherë vendosi të takonte vetë njerëzit.

I mblodhi dhe i pyeti a keni ndonjë shqetësim? Jo, iu pergjigjen ata. Ore, a keni ndonjë shqetësim, pyeti sërish. Jo, i thanë gati në korr. Ore, ndonjë gjë çfarëdo që të jetë, jo vetëm në lidhje me taksat, i pyeti veziri. U ngrit, diku andej nga fundi, një burrë dhe i tha: Kam unë një vërejtje. Veziri ishte mes habitjes dhe kuriozitetit, i tha, po vazhdo. Po ja, tha i ngrati, kur shkojmë të dielën në Pazar, kalojmë në një urë. Aty kanë vendosur dy ushtarë, që mbledhin taksat e mallit që do shesim në qytet. Bashkë me mbledhjen e taksave, një nga ushtarët merret me burrat dhe një me gratë. Si, pyeti veziri.

Po ja tha i ngrati, njëri ja bën burrave dhe tjetri grave, pasi iu merr taksën. Çfarë kërkon, i tha veziri, vazhdo. Ja, tha i ngrati, kemi një kërkesë që e kemi menduar mirë. Aman na shto numrin e ushtarëve, se na ikën gjithë dita në rradhë. Të ketë disa, që të mbarojmë punë shpejt, përfundoi i ngrati.

Kështu më ndodhi me një dje, por besoj të njëtat vërejtje duhet të kenë të gjithë ata që u dyndën të blejnë dekoderat me nxitim, se iu iku pa parë seria e rradhes me Kosemin apo me Ertugrulin.

Hë, i thashë, e more dekoderin. Po, po më tha. Ishin të zinj. Mirë shkoi, e pyeta. Po çfarë mirë, më tha, Këta janë njerëz mizerabël. Pa hë, e nxita, me mendimin se do te fliste per çmimin e lartë të dekoderave. Shumë më të lartë se në vendet e BE. Për pabesinë dhe arrogancën e vendosjes së nderprerjes së sinjalit etj etj etj.

Po ja, mu drejtua, kishin vënë vetëm dy shitësa. Si e bëjnë këtë punë kështu. Mirë ne që nuk e dinim që do ndërpritej sinjali, por ata të Digitalbit e dinin, se kishin furnizuar dyqanet. Po si nuk shtojnë dy shitësa për këtë ditë, mor aman. U çmenda, vazhdoi, mirë rradha, por edhe të shtyrat e njerëzve në rradhë kisha mangut. Pis milet, me tha dhe vazhdoi, kisha afër edhe nja dy që kishin ardhur direkt nga puna dhe mbanin era djersë, ma shpifen.

Eh mor burrë, me tha, e pse e gjithë kjo punë, ky siklet dhe për çfarë, se Albani, drejtori i Digitalbit, nuk e çau kokën për disa shitës shtesë. Nuk bëhet ky vend jo, më tha.

E pashë dhe i thashe, po ke shumë të drejtë, Albani e ka fajin dhe vazhdova rrugën. Ma mbylli gojën. Nuk kisha çfarë të thoja dhe më erdhi ndërmend historia me urën dhe ushtarët.

Share: