20 vite më parë, në 1998-n, Shtëpia e Bardhë u përfshi në nj skandal seksual. Në atë kohë u zbulua se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishte në detyrë, Bill Clinton kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me ish-praktikanten Monica Lewinsk.
Lidhur me këtë ngjarje Clinton është ngacmuar shpeshherë nga mediat dhe ai ka pranuar se nuk i ka kërkuar asnjëherë falje personalisht Monicës për mënyrën sesi ajo u trajtua për shkak të tij.
Ndërkohë të hënën mbrëma Monica ishte e ftuar në një intervistë në Jerusalem. E pyetja e parë për të ishte pikërisht lidhur me këtë histori me ish-presidentin amerikan.
“Në një intervistë së fundmi, ish-presidenti Clinton u shpreh se nuk të ka kërkuar kurrë falje personalisht. E pret ti të të kërkojë falje?”, e pyeti gazetarja.
“Më falni. Nuk mund ta bëj dot këtë” – tha Monica e cila u ngrit në këmbë dhe braktisi intervistën, duke i lënë të gjithë të pranishmit me gojë hapur.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Monica që tashmë është një grua me një karrierë si aktiviste dhe autore e arrirë, tregoi se më herët kishte rënë dakord me gazetaren se nuk duhet ta bënte këtë pyetje, por ajo nuk iu përmbajt marrëveshjes, ndaj vendosi të largohej.
“Unë u largova sepse është shumë e rëndësishme për gratë që të mbrojnë veten dhe të mos lejojnë të tjerët t’i kontrollojnë ashtu siç duan. Më vjen keq për audiencën që priti, por nuk e kisha planifikuar në këtë mënyrë”, shkruante ndër të tjera Monica.
360grade.al