Home KRYESORE Video/Pasi pa tmerrin në banesën në Shijak, Rama jep lajmin e mirë...

Video/Pasi pa tmerrin në banesën në Shijak, Rama jep lajmin e mirë për familjen Zhupani

Javën e kaluar Kryeministri Edi Rama vizitoi një familje në Shijak, e cila jetonte në një banesë të shkatërruar.

Teksa vizitoi familjen e Hysen Zhupanit, i cili jeton me të shoqen dhe tre fëmijët në kushte mjerimi, Rama premtoi se shtëpia do të rindërtohej dhe mobilohej.

“Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri”, i premtoi ai familjes teksa tha, “Nuk e prisja kaq të tmerrshme”.

Por këtë të mërkurë, e cila përkon me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama ka dhënë lajmin e mirë.

“Në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, ‘Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”, shkruan Rama teksa publikon videon që gjeni më poshtë.

Në të shihet familja Zhupani duke u larguar nga banesa e tyre e vjetër, ku ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i çon në shtëpinë e tyre provizore.

Ajo u bën me dije se tashmë kanë filluar punimet për shtëpinë e tyre të re, në mënyrë që të jetë gati para mbërritjes së dimrit.

Gjithashtu ajo ju dhuroi libra dhe çanta fëmijëve, duke iu uruar sezon të mbarë shkollor dhe suksese

Share: