Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Video/Vajza nga Nikla:Pse u tërhoqa për djalin e deputetit. Po më përdorin

Video/Vajza nga Nikla:Pse u tërhoqa për djalin e deputetit. Po më përdorin

Ngjarjet kanë lëvizur me shpejtësi mbrëmjen e sotme pasi një ocifer policie i larguar tashmë nga vendi, denoncoi se i është vendosur pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen në ngarkim të djalit të deputetit të Krujës, Rrahman Rraja. Kujtojmë se oficeri i policisë, Emiljano Nuhu tha se “deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku Artur Bushi, deputeti Rrahman Rraja (babai i të akuzuarit) dhe vëllai i deputetit i kanë shkuar në zyrë, në postën e policisë së Fush-Krujës dhe i kanë kërkuar të mos arrestojnë të dyshuarin për përdhunim Rexhep Rraja. “Vëllai i deputetit më ka vendosur pistoletën në kokë”, deklaroi oficeri Emiljano Nuhu.

Këto fakte janë mohuar nga Taulant Balla, i cili tha se kishte vite pa shkuar në Krujë aq më pak i armatosur. Po kështu edhe policia e shtetit, mohoi ngjarjen, duke thënë se “Emiljano Nuhu që ka braktisur punën nuk ka qenë oficeri që ndiqte dosjen “372”.

Po sonte është shfaqur në “Report TV” vajza që ka qenë e lidhur me Rexhep Rrajën, për të cilën oficeri tha se është përdhunuar dhe i janë djegur cigaret në trup. Ajo vetë e ka mohuar këtë ngjarje, duke thënë se me Rexhepin (djalin e deputetit) ka qenë e lidhur dhe për shkak të mosmarrëveshjeve e ka denoncuar në korrik, por më pas e ka tërhequr denoncimin. Ajo u përpoq të tregonte se kjo çështje po përdoret politikisht dhe se nuk e ka parë Taulant Ballën në policinë e Fushë-Krujës.

Intervista e vajzës që u shfaq me kurriz në Report TV, Xhisiela Maloku.

Sa vite keni qenë të lidhur me njëri-tjetrin?

Kemi qenë të lidhur, të dashur për një periudhë të gjatë, më pas i shkëputëm marrëdhëniet për arsye personale.

Më datën 21 korrik 2018, ju keni shkuar në polici dhe keni bërë një denoncim, me çfarë lidhej ky denoncim?

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në komisariatin nr 3 në Tiranë ku bëra edhe kallëzimin

Kush e mori kallëzimin?

Kallëzimin e mori një oficer Elton Kolldashi.

Çfarë ndodhi më pas?

Më pas nxorrën urdhër-arresti dhe u morën të gjitha masat për djalin dhe më pas në orën 7 pasdite shkova të tërhiqja kallëzimin tek komisariati në Fushë-Krujë.

Në Fushë-Krujë kush ishte oficeri të cilit i thatë se donit të tërhiqnit denoncimin?

Ishte Gentian Çitozi, oficeri i policisë në Fushë-Krujë

Cila ishte biseda që ju patët me të?

I tregova ngjarjen dhe i thashë që dua të tërheq kallëzimin dhe ai mori deklaratën time.

E keni parë një kopje të deklaratës?

Po, dhe të nesërmen e kërkova për ta pare. Shkova në SHKB, për të tërhequr kallëzimin. Unë u sqarova me personin në fjalë, dhe donim ta mbyllnim të dy këtë gjë.

Ku shkuat më pas?

Shkova në SHKB në Durrës. U tërhoqa, pasi isha e ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ngjarjet që kishin ndodhur. Pashë mesazhet tek Berisha, kishte dalë në media.

Doja ta mbyllja.

A ju ka kërcënuar njeri për të tërhequr kallëzimin?

Jo.

Kur ju ishit në Komisariatin e Fushë-Krujës, Rexhepi ishte i ndaluar në këtë komisariat?

Po, kur unë kam shkuar aty ai ndodhej në zyrën e Gentian Çitozit.

Patët ndonjë komunikim?

Po, pata. Biseduam normalisht.

Kur jeni takuar me oficerin Emiljano Nuhu?

Një javë më pas pasi u paraqita në komisariatin e Fushë-Krujës, rreth dates 27 korrik.

Keni patur kontakt më herët me oficerin Emiljano Nuhu?

Jo, se kam parë asnjëherë më parë.

Jeni në dijeni të letrës që ka dërguar Emiljano Nuhu për drejtorin e policisë Ardi Veliu, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku?

Po, nëse është deklarata e tij, po e di, prandaj jam këtu. Mund të them që deklarata e tij është 90% gënjeshtër.

Le t’i marrim një e nga një pretendimet e tij. Ai thotë se ka hetuar për veprën penale të përndjekjes. A keni qenë ju e përndjekur nga Rexhep Rrahja?

Jo, nuk është e vërtetë.

Oficeri thotë se nuk e ka marrë njeri kallëzimin tuaj?

Jo, nuk është e vërtetë. Tek komisariati 3 dhe 6 kanë qenë në gatishmëri.

Në momentin kur ju keni qenë në komisariatin e Fushë-Krujës, kush tjetër, përveç ju të dyve ka qenë në komisariat?

Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam pare fare.

Oficeri Nuhu thotë se deputeti Rrahman Rrahja iu ka thënë policëve: Largohuni se kemi pak punë.?

Jo, nuk është e vërtetë.

Share: