Home KRYESORE Vrasja ne Rabije te Memaliajt “kundermon ere Kanabisi dhe jo shije uji”!

Vrasja ne Rabije te Memaliajt “kundermon ere Kanabisi dhe jo shije uji”!

Nga Tritan Shehu

Mbasi po lexoj per “variantin e verdiktin e arritur ne kohe reale” nga Policia ndaj ketij krimi, dua tju pyes juve, miqte e mi:

Vertet e besoni ”variantin” policor se i ndjeri Alket u vra aty ne token e tij, vetem per nje “vije uji” nga ata te dy babe e bir, qe erdhen qe nga “Saranda te armatosur” per ta qelluar per kete, ndersa i qete ai po kulloste bagetine?!

A nuk ju duket kontradiktore kjo me faktin, qe vrasja perkon pikerisht me periudhen kur viktima kishte denoncuar ne Policine lokale e ne Qender, per siperfaqet me kanabis te mbjella aty se fundmi!?

Koincidence e cuditeshme, vecanerisht duke pasur parasysh qe ai “konflikt pronesie per ujin” ishte i vjeter, vitesh dhe vrasja nuk ka ndodhur ne zenie e siper, por befasisht.

Dhe dicka per Policine: A nuk duhet te sqarohet menjehere se cfare denoncimesh per kultivimin e kanabisit, kur, ku, si, sa here, prej sa kohe, ndaj kujt, ne cfare statusi, i ndjeri ka bere prane saj, ashtu si qartesisht konfirmojne jo vetem familjaret e afert te tij? A ka akuzuar ai si te perfshire per kete edhe punonjes te policise me emra, etj?

E di qe ceshtja eshte nen hetim, por disa koincidenca te cuditeshme, “rezultate e konkluzione” te rrufeshme te Policise, sikur dikush e priste ate vrasje, kontradikta per kete ngjarje etj, me detyrojne te shpreh keto rezerva edhe per te ndihmuar hetimet, qofte si deputet i asaj zone.

Po per denoncimet me emer e mbiemer te realizuara keto dite edhe ne media nga banoret e atyshem ndaj perfshirjes direkte te drejtuesve te policise ne kultivimin e kanabisit me 2015-17, elemente qe dhe une i kam ngritur prej kohesh, a do te kete me se fundmi ndonje pergjigje nga ajo apo reagim nga Prokuroria?

Tashti per tashti gjithesecili mund te beje analizat e tij, me tej shpresoj te kete konkluzione te qarta te drejtesise, por dua ta them, mua me “vjen me shumice ere kanabis” ne kete krim.

Share: