Home Gjeo-Ekonomia Vullneti i nje Kombi per Paqe brenda dimensioneve te nje stadiumi olimpik

Vullneti i nje Kombi per Paqe brenda dimensioneve te nje stadiumi olimpik

Perqasje.com po ndjek nga afer organizimin e HWPL ne qytetin e Incheonit me qellimin e realizimit te Paqes ne Korene e Jugut, midis dy Koreve te nadra qe prej 1953 dhe pse jo ne mbare boten.

Mbi 25.000 vete te perfaqesive te ndryshme sociale nga Korea e Jugut jane mbledhur ne stadiumin olimipk te qytetit me nje entuziamem fantastik, per ne europianet deri diku te pabesueshem! Te rrinje dhe reja gjimnazist dhe studente qe brohorasin ne mbrritjen e te ftuarve nga Korea dhe mbare bota ne nje organizim nderkombetar mbi Paqen dhe bashkimin e dy Koreve ne menyre te paqte dhe me nje sistem demokratik.

Parada te ketij lloji ne kemi mundur te shohim vetem gjate sistemit komunist kur impenjohej i gjithe shteti per ti realizar, ndersa ketu duket se nevoja dhe vullneti per Paqe i nje Kombi te tere mund te behet i dukshem edhe thjesht nen organizimin e nje organízate te vetma e cila duhet thene eshte nderkombetare tashme dhe me status konsultative ne OKB.

Nen drejtimin e liderit te kesaj organízate me base ne Korene e Jugut, Man Hee Lee dhe fjakes qe ai mbajt per Paqen ne Bote dhe bashkimin e dy Koreve, moren fjalen pershendetese  edhe z. Emil Costantinescu, ish president i Rumanise, Viktor Yushenko, ish presdient i Ukraines, Domitien Ndayizeye, ish presdient i Burundit, Shkelqesia e Tij, Zlatko Lagumdizija ish kryeministri i Besnje Herzegovines, shkelqesia e Tij Donald Ramotar ish presdient i Guianes, shkelqesia e Tij Djoomart Otorbaey ish kryeminister i Kirxhikistanit dhe shkelqesia e Tij Jhala Nath Khanal ish kryeminister i Nepalit dhe te gjithe ne korr politik bene apel per Paqe ne bote, mbeshteten iniciativat ligjore te HWPL ne propozimin e ligjet nderkombetar te depozituar ne OKB mbi impenjimin e qeverive per Paqe dhe limitimin e mundesive te konflikteve ne vendet  e tyre dhe ne bote.

Ne fjaken e tyre edhe Hyun Sook Yoon, drejtuese e IWPG Internation Woman Peace Group, mbeshteti strategjine e HWPL ne bashkimin e dy Koreve dhe perhapjen e Paqen ne bote nepermjet propozimit ligjor kundrejt OKB-se dhe qeverive te shteteve anetare ne te.

Po ashtu Young Min Chung, drejtuesi i grupit nderkmbetar rinor te Paqes tha se Rinia Koreane dhe mbare kjo strese e perparimit ne mbare boten jane mbeshtetese te projekti te HWPL per Paqen ne bote dhe bashkimin e dy Koreve ne menyre paqesore dhe me nje sistema demokratik.

Nje grup interesi i vecante i pranishem ne kete manifestim te Paqes ishte edhe ai i veteraneve te luftes midis dy Koreve ne vitin 1953 ku numri i viktimave i kaloi 3 milion. Burra te vjeter me fytyra krenare tashme jane mbeshtetes te Paqes dhe jane ata te cilet jane dine me mire demet nje lufte dhe sot ndaj dukjet jane vendosur ne linjen e pare te manifestimit paqesor.

Perfaqesues grupesh fetare nga e gjithe bota jane te pranishem ne kete manifestim paqeje ne stadiumin olimpik te Incheon ne Korene e Jugut nga te cilet mund te permendim Shkelqesine e Tij Arkibishop Elias Chacour i Kishes Katolike Greke, Gita Manishi Swami Shri Gyananad Ji Mahara Organizates fetare me inspirim global te Paqes, Grand Ayttollah Mohamed Al- Yaqoobi, dhe shume te tjere te cilet u bene pjese e parades se paqes.

Ajo qe te ben pershtypje ne kete manifestim eshte energjia e ketyre njerezve te cilet me nje shpejtesi dhe entuziazem marramendes levizin gjithcka brena pak minutash dhe me nje bindje te jashtezakonshme ne ate qe bejne. te gjithe respektojne me vullnet te jashtezakonshem te gjitha rregullat e paracatura dhe demostrojne nje respekt te jashtezakonshem ndaj mbeshtetesve te ftuar nga nga jashte Korese vete.

Per ta mbyllur kete raportim direkt nga Korea e Jugut duhet thene se Paqja gjen fuqi aziatike te cilat synohet te percillen ne Europe dhe mbare boten. Pse jo edhe ne gazetaret duhet te raportojme eventet e Paqes me shunme se kronkat e zeza dhe sigurisht keshtu mund te japim edhe kontributin tone ne favor te zhvillimeve pozitive ne shoqerite tona dhe mbare globin. nisur nga Korea e Jugut eshte vetem nje fillim i mbare.

 

Share: