Pas më shumë se 25 vitesh kërkime, neuroshkencëtarët në Britaninë e Madhe njoftuan së fundmi se kanë zbuluar një grua, e cila ka një qelizë konike më shumë (receptori i qelizave që dallon ngjyrat).
Kjo do të thotë se ajo mund të shohë gati 99 milionë ngjyra më shumë se ne dhe shkencëtarët mendojnë se ajo është vetëm 1 nga një numër i vogël njerëzish me super – shikim, që ata i quajnë “tetrakromats” dhe që jetojnë në mesin tonë.
Pjesa më e madhe e njerëzve janë trikromats, që do të thotë se kemi 3 lloje qelizash konike në sy.
Çdo lloj qelize konike besohet se arrin të dallojë rreth 100 nuanca, ndaj kur i bashkon të gjitha bashkë dhe përllogarit kombinimet e mundshme, ne mund të dallojmë rreth 1 milionë ngjyra të ndryshme.
Pjesa më e madhe e atyre që janë daltonikë kanë dy qeliza konike funksionale, ndaj ata shohin rreth 10 mijë nuanca të ndryshme dhe gati të gjithë gjitarët e tjerë, përfshirë qentë dhe majmunët, janë gjithashtu dikromats.
Por tashmë një mjek në Anglinë veriore gjeti 4 qeliza konike në syrin e një gruaje, duke e çuar numrin potencial të ngjyrave që ajo mund të dallojë në mbi 100 milionë, ngjyra që pjesa më e madhe prej nesh as nuk i ka ëndërruar kurrë.
Identifikuar vetëm si cDa29, shkencëtarët më në fund arritën ta gjenin këtë grua dy vite më parë, por ata kanë qenë në kërkim të saj prej më shumë se 25 vitesh dhe tashmë besojnë se ekzistojnë tetrakromats të tjerë në botë.
o.j/dita