Burime nga 360grade.al, mësojnë se para disa ditësh ka filluar të aktivizohet një organizatë e re dhe sekrete, që është krijuar nga biznesi i madh shqiptar, ose më saktë nga disa përfaqsues të lartë të tij.
Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me gjobëvënien, një dukuri kjo që është rikthyer shumë fuqishëm dhe po prek të gjitha bizneset.
Por jo vetëm kaq, “Gjobat” e sotme, që vendosen nga bandat e mëdha, kanë një ndryshim të madh, nuk bëhet më fjalë për shifra të rendit 100.000 euro apo 1.000.000 euro, por tanimë bëhet fjalë për kalim aksionesh nga bizneset e gjobitura, në favor të “biznesit legal” të bandave. Me saktë të tre prej tyre, që janë edhe më të mëdhatë në Shqipëri dhe të mirë-strukturuara.
Synimi i bandave, sipas modelit të Mafias, është që të hyjnë gjithmonë e më shumë në sferën e bizneseve legale, duke i grabitur ato, pjesë pjesë dhe me anë të forcës dhe kërcënimit të armëve.
Kjo ka sjellë një panik të thellë në rradhët e biznesit, sepse duhet ose të bëhen ortakë me bandat, ose duhet të rrezojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Sipas burimeve të 360grade.al, Sipërmarësit e mëdhenj, krejt mosbesues ndaj politikës dhe shtetit, janë duke aktivizuar edhe ata një Organizatë sekrete, e cila do të ketë edhe ajo, krahun e vet të armatosur… /360grade.al/