8 persona kanë humbur jetën të shtunën në Pisttburgh të SHBA-ve, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë, gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës.
Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin.” 4 të vrarë janë gjetur në katin e parë të sinagogës dhe 4 në bodrum. Tre policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin.
Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ai ka qenë vetëm.
I dyshuari eshte identifikuar si Robert Bowers, 46 vjeç. Ai ka postuar në rrjetet sociale një fjali ku duket se paralajmëronte ngjarjen: “Po shkoj”.
Presidenti Trump ka reaguar menjëherë për ngjarjen, ndërsa tha se sinagoga duhet të ishte e ruajtur me roje të armatosur.
Ai u bëri thirrje banorëve të zonës në Pitsburg të Pensilvanisë të bëjnë kujdes derisa situata të jetë nën kontroll.