Home KRYESORE A eshte pergjuar Vangjush Dako nga gjermanet?

A eshte pergjuar Vangjush Dako nga gjermanet?

Si gjithmonë kur ka skandale të mëdha e vërteta mbetet në mes mes asaj që pretendon Basha dhe asaj që thotë Rama. Kështu ka ndodhur edhe me operacionin e arrestimeve të trafikut të drogës në Shijak. Kreu i PD-së doli sot për të thënë se e gjitha është organizuar për të mbrojtur peshkun e madh, kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Donika Prela është caktuar me këtë dosje për ta shkatërruar atë”,këmbënguli ai. Por përgjigjja e Ramës në Twitter qe e menjëhershme: “Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!” 

Po si qëndron e vërteta mes këtyre pozicioneve diametralisht të kundërta?

Prokuroria njoftoi sot se hetimi për këtë grup kriminal ka dy vite që zhvillohet. Po prej dy vjetësh edhe opozita, herë në kanale të fshehta dhe herë publikisht pretendon se shërbime të huaja, ose më saktë gjermanët e KFOR-it Kosovar, kanë kapur në përgjimet e tyre kreun e Bashkisë së Durrësit.

Po kur ndodhi ky aksion?

Ai shpërtheu menjëherë pas mbërritjes në Tiranë të Drejtorit të Përgjithshëm të policië gjermane dhe hetuesit të antikrimit Dieter Roman. Menjëherë pas takimeve me ta, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, paralajmëroi goditje të forta që ndodhën me kapjen e laboratorit të kokainës në Has dhe me fletë-arrestet për 44 të dyshuar.

Pra, dyshimet që hedh opozita për Vangjush Dakon përputhen edhe me përiudhën kohore të hetimit, edhe me pistën gjermane të tij. Ato behen edhe me ta forta kur kujtohet se gjatë kësaj kohe ambasada e SHBA njoftoi se i ka refuzuar në nëntor të vitit 2017 vizën amerikane Vangjush Dakos./Lapsi.al

Share: