Home KRYESORE Ambasadori i Austrisë: Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm

Ambasadori i Austrisë: Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm

Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler nga Shkodra është shprehur se vetingu i politikanëve është i domosdoshëm. Sipas tij këtë duhet ta bëjë SPAK.

“Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyrë kombëtare të hetimit, do të ketë SPAK dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune”, tha Sattler.

I pyetur për “peshqit e mëdhenj” Sattler u shpreh se kohët e fundit është parë të bëhen hapa pozitivë në kapjen dhe vënin pas hekurave të të fortëve.

“Peshku i madh? Njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri (ambasadori Lu). Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqëndrim të madh këtë periudhe për të dërguar pas hekurave të “fortet”. Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë. Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit”, deklaroi kryediplomati austriak.

Share: