Basha ka folur sot para gazetarëve nga selia e PD-së. Ai është fokusuar në arrestimet e 24-orëve të fundit duke u shprehur se peshku i madh në këtë rast ishte Vangjush Dako, i cili i ka shpëtuar arrestimit.
“Është dosja hetimore e Vangjush Dakos, peshku i madh është Vangjush Dako. Siç kam lajmëruar kohë më parë Vangjush Dako, është i përfshirë në këtë dosje që është kapur me përgjime nga Prokuroria. Këta që janë arrestuar, janë vetëm peshq të vegjël”, – tha Basha./lapsi.al