Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet se ka dhunuar shtetasen Xhisiela Maloku.
Në një postim në rrjetet sociale, Bregu ka shkruar se në rradhë për gjyq hetim e shkarkim, duhet të jenë hallkat përgjegjëse të mekanizmit të Dhunës.
Më tej Bregu ka shtuar se nëse këto struktura nuk marrin dot masa për parandalimin e dhunës, atëherë Parlamenti duhet ti ndëshkojë.
Postimi i plotë
Pas arrestimit te dhunuesit te Xhisieles, ne radhe per gjyq, hetim e shkarkim duhete te jene ata qe flene gjume rehat naten se vendin e punes e kane te sigurt vetem kur nuk cenojne te fuqishmit.
Ne rast se hallkat pergjegjese te Mekanizmit te Dhunes te ngritura me perpjekje e mund disa vjecar kane perfunduar vetem per te mbushur raportet, me kete rast eshte mire te vet-ohen ( vetting dmth )te gjitha nga e para!
Nese strukturat e Mekanizmit te Dhunes nuk marrin dot masa për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës, atehere Parlamenti le te marre inisiativen per marrjen e mases ndaj tyre!