Astrologu Paolo Fox jep disa sugjerime për nesër për shenjat në Horoskop të Virgjëreshës dhe Peshqve
Lexoni më poshtë:
Virgjëresha
Tani ka ardhur momenti që të arkivoni çështje që nuk shkojnë mirë për t’iu futur projekteve të reja në punë. Nëse keni diçka për të riparë, është shumë e rëndësishme në këtë periudhë që të prisni dhe të mos jeni shumë të nxituar. Eshtë periudhë e mirë për ata që kanë nevojë për mirëkuptim. Horoskopi i të enjtes këshillon që të bëni kërkesa. Përpiquni të keni një sjellje pozitive, është një periudhë interesante edhe për takimet dhe ndoshta për të çimentuar diçka të re.
Peshqit
Nganjëherë jeni shumë të disponueshëm dhe dikush mund të përfitojë nga dashamirësia juaj. Kushtojini vëmendje atyre që mund të përpiqen t’ju fusin në vështirësi, atyre që mbajnë mëri dhe përpiqen ta pengojnë suksesin tuaj sepse janë ziliqarë. Kjo është një periudhë e fuqisë së madhe, por përpiquni të përfundoni gjithçka deri në nëntor, sepse gjatë muajve të ardhshëm do të jetë më e vështirë për të patur të njëjtat kushte të përparësisë, apo edhe mundësitë që mund të përfitoni gjatë kësaj periudhe.
360grade.al