Home KRYESORE Barman, apo artist i gotave të pijeve dhe kokteileve?

Barman, apo artist i gotave të pijeve dhe kokteileve?

Sigurisht secilit prej nesh i ka rastisur ne Shqipëri ti serviret një pije, një gote kokteili jo ne mënyrën e duhur dhe me shijen e parapëlqyer. Gota te papastra, dhe shërbyer pa përshëndetur apo ju buzëqeshur ne shenje mirësjellje.

Padyshim qe ju ka rastisur tu shërbehen kokteile te pashijshme te cilat pa miksimin e nevojshëm, qe ne fakt është art me vete i shijes se këtyre pijeve te shtrenjta, mezi gëlltiten ne vend qe te shijohen me kënaqësinë e e nevojshme te momentit qe ti e paguan dhe jo pak.

Sigurisht qe i tille shërbim nuk behet nga barmen apo kameriere profesional dhe te paret qe duhet te reflektojnë për ta korrigjuar këtë handikap duhet te jene pronaret e bareve te cilët jane ata qe humbin nga shërbimi i keq.

Nje klient qe nuk kënaqet nga shërbimi është një klient i humbur  përgjithënjë sepse ai/ajo nuk kthehet me ne atë Bar kur Barmeni nuk di te beje kokteile dhe kamerieri nuk di te shërbeje profesionalisht!

Një konkluzion te tille e nxjerr me mire kur ndjek një ore mësimi dhe praktike pranë kursit te Barmenëve në Institutin Kulinar Neranxi ku docentet Sokol Muca dhe Albano Dobruna te cilët u shpjegojnë me pasion kursanteve këtë art te banakut.

Studentët e këtij Kursi për barman mësojnë kokteile plot fantazi me ndihmën e specialistëve të institutit, por edhe të barmenëve italianë të Kompanisë Italiane Toschi, e cila herë pas here bën seminare për trajnimin e barmenëve të rinj nëpërmjet Kompanisë Neranxi.

Mjafton te shohësh studentët si mësojnë të miksojnë me mjeshtëri, shurupe, long drinks, kokteile dhe granita alkolike dhe analkolike dhe kupton se behet fjale vërtete për një art të vërtete.

Ne fakt aty nuk te kënaqet vetëm syri, sepse kur i shijon këto produkte te mbetet shume me e kënaqur edhe shija e cila është e shkëlqyer.

Ky kurs i cili bën të aftë profesionalisht barmenët për t’u ardhur në ndihmë Bareve dhe Long bareve të ndryshme në kryeqytet dhe gjithë Shqipërinë, aty ku dhe jeta e natës është më e gjallë.

Me këtë rast mund tu bëjmë me dijeni pronareve te këtyre Bareve dhe Long Bareve se seminaret qe organizohen me barmenëve italianë të Kompanisë Italiane Toschi janë shansi qe nuk duhet ta lëne tu iki për ta kuptuar sa nevoje kane për këta profesioniste.

Ndërsa te rinjve qe e kane pasion këtë profesion, te bejne kursin e duhur tek shkolla me e mire e kulinarise profesionale ne rajon, pra te Instituti Kulinar Neranxi. Barman profesional këtu bën qe klienti te thotë se jeni artist i gotave të pijeve dhe kokteileve.

 

 

Share: