Home KRYESORE Basha: Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Dakon

Basha: Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Dakon

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të martën, deklaroi se kreu i Krimeve të Rënda, Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon.

Përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, Basha shkruan se kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.

Basha: Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut./opinion.al

Share: