Home KRYESORE Basha: Prokuroria me dosje të pakopsitura, 10 të arrestuar shpëtuan

Basha: Prokuroria me dosje të pakopsitura, 10 të arrestuar shpëtuan

Gazetarja Anila Basha, të mërkurën, deklaroi se nxitimi i Prokurorisë për të çuar në dyert e gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit ‘Vol-vo 4’, bëri të shpëtojnë 10 nga të arrestuarit.

Basha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se dosjet e organizuara dhe përpiluar nga Prokuroria nuk ishin të kopsitura mirë.

Ajo tha nëse supozohet se dikush ka marrë 3 mijë euro, pyetja është se ku janë eurot, duke shtuar dhe a është kryer transferimi i të burgosurit të grupit kriminal.

Sipas saj, këto janë disa detaje që avokati i sqaroi, por që luajnë rol themelor në hetimet e Prokurorisë.

Share: