Home KRYESORE Berisha: Te ndalen histerizmat ne Athine dhe Tirane, Rama: deklarate pisllek!

Berisha: Te ndalen histerizmat ne Athine dhe Tirane, Rama: deklarate pisllek!

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarateve të ish-kryeministrit Sali Berisha për ngjarjen në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifa.

Në një postim në twitter, Rama thotë se “deklarata e Sali Berishës për Bularatin është një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë”.

“Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët” përfundon Rama.

Më herët Berisha dënoi aktin që vuri në rrezik forcat e rendit dhe i shprehu ngushëllime familjes së 35-vjeçarit. Ai bëri thirrje për ndalimin e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj greke në Tiranë.

Berisha tha se dënon disa reagime zyrtare të Athinës por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike.

/Ora News.tv/

Share: