Shefat e Policisë Britanike kanë thënë se për të siguruar presidentin amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe në muajin korrik kanë angazhuar pothuajse 10,000 zyrtarë policorë, çka ka kushtuar rreth 24 milionë dollarë, duke realizuar kështu operacionin më të madh policor në këtë shtet nga viti 2011, transmeton AP.
Drejtorja e Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, Sara Thornton, tha tw enjten se pothuajse secili polic është angazhuar për të mbuluar vizitën katër ditore të presidentit Trump.
Ajo tha se “shpenzimet e operacionit janë ende duke u analizuar mirëpo vlera e përafërt është 24 milionë dollarë”.
Gjatë kësaj vizite, Trump ishte takuar me kryeministren britanike, Theresa May, Mbretëreshën Elizabeta II dhe kishte vizituar një klub golfi në Skoci.
Vizita e Trumpit në Britani ishte përcjellur me protesta të mëdha kundër tij.
360grade.al