Home KRYESORE Bylykbashi: Donika Prela bën avokaten e Ardi Veliut dhe Ballës

Bylykbashi: Donika Prela bën avokaten e Ardi Veliut dhe Ballës

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, të mërkurën, deklaroi se Prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela nuk është më në krye të këtij pozicioni, pasi sot në vend që të thërriste Ardi Veliun dhe Taulant Ballën për t’i marrë në pyetje, ajo i del në mbrojtje.

“Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por ka marrë detyrën te kryesoje Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet të thërriste me urgjence Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballën për ti marrë në pyetje, bën avokaten e tyre.

Dëshmia e porositur nga grupi i posaçëm i Kryeministrit vlen për Donika Prelën, ndërsa denoncimi i grupit nga i njëjti person me zë dhe figure nuk vlen.

Është vënë shteti në mbrojtje të krimit‎. Pas 18 Dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh në një seance turpi, nuk ka më asnjë çudi pse prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim të krimit!

Share: