Home Approccio Italo Albanese Campobello, shef i Pastiçerisë: Kam eksperiencë 20 vjeçare te rëndësishme në Itali...

Campobello, shef i Pastiçerisë: Kam eksperiencë 20 vjeçare te rëndësishme në Itali e Evropë dhe prej 4 vitesh kam ndaluar tek Instituti Kulinar Neranxi, jo rastësisht

Nga Artur Nura

Instituti Kulinar Neranxi duket se synon të sjellë në shkollimin e kuzhinës për te rejat dhe të rinjtë eksperiencën më të përzgjedhur të shijes në tavolinën e ngrënies, në rajon e më gjerë.

Ne fakt, aty nuk mungon shija e kulinarisë tradicionale shqiptare, por mësohet ajo italiane, Greke, gjermane, ruse, por edhe aziatike. Edhe docentët që u japin mësim studenteve shqiptare janë me prejardhje nga këto vende dhe prej tyre ka të impenjuar me kohë të plotë viti shkollor dhe, me kohë të pjesshme sipas specialiteteve.

Ata edhe për shkak të përkthimeve profesionale të Institutit, ndihen të barabartë me shefat shqiptarë të kuzhinës tek të cilët ka prej tyre që kane arritur tashmë një famë të konsiderueshme publike dhe që kanë studiuar edhe jashtë shtetit.

Perqasje.com do u japë mundësi lexuesve te saj dhe klientëve të Kompanisë së suksesshme “Neranxi”, por edhe konsumatoreve te restoranteve të shumtë në Shqipëri, mundësinë që ti njohë ata/ato një e nga një, nëpërmjet bashkëbisedimit me secilin prej tyre.

Secili prej tyre vjen nga eksperienca krejt te ndryshme dhe ajo që i bashkon është profesionalizmi cilësor të cilin pa komplekse, e transmetojnë çdo dite tek studentet e tyre ne Institutin Kulinar Neranxi.

Ne sot bashkëbiseduam me njërin prej tyre i cili sjell “know how”-n italian ne fushën tek e cila vendi i tij Italia, shquhet në të gjithë botën për shumëllojshmërinë dhe cilësinë në prodhimin e ëmbëlsirave:

1) Si quheni?

Quhem Onofrio Campobello dhe jam nga Martine Franca e Tarantos ne “Puglia”

2) Mund te prezantohemi profesionalisht ju lutem? Cila është eksperienca profesionale ne zonën nga e cila vjen?

Onofrio Campobello: I kam hyre profesionit te Pastiçerit qe ne moshën 11 vjeçare dhe kjo, meqë prindërit e mi ishin Pastiçerie, edhe gjyshi im po ashtu dhe mund te them se jam trashëgimtar i pasionuar i këtij profesioni te bukur.

Kam bërë disa kurse të pastiçeria në vitin 1993 dhe me vone hapa Pastiçerinë time se bashku me seksionet e kafeterise dhe akullores, ku kam punuar për 20 vite.Pasi e mbylla këtë biznes timin ne vitin 2013, fillova te jap mësim ne shkolla Kulinarie ne Pescara dhe Taranto ku, me duhet ta pranoj, pasurova njohuritë e mia profesionale. Kam marre pjese ne shume kurse dhe gara dhe per ju mund te tregoj qe kam garuar ne Kampionatin Botëror te Pastiçerisë ne Milano duke përfaqësuar ekipin shqiptar.

Unë vazhdoj ne mënyre te rregullt te përditësoje njohuritë e mia profesionale mbi kafe-terine dhe akulloren dhe kam arritur te punoj edhe për një rrjet restorantesh te kuzhinës Spanjolle ku me emëruan Chef te këtij zinxhiri pastiçerie dhe kulinarie. Kam punuar mjaftueshëm për disa hotele me fame, nga të cilat veçoj Desire (ishulli i Elbës) ​​4 * dhe më në fund prej kater vitesh kam qenë aktiv në Institutin e Kuzhinës Neranxi.

3) Si e shikoni këtë eksperiencën e fundit ne këtë Institut? Ç’mendim keni për studentet shqiptar, por edhe për stafin drejtues?

Onofrio Campobello: Si të gjitha përvojat edhe kjo është një eksperiencë unike. Numri i studentëve në këtë kompani nder vite, falë profesionalizmit të kolegëve të huaj dhe shqiptarë është rritur ndjeshëm dhe shoh potencial të madh tek të rinjtë dhe në këtë Institut.

4) Kultura e pastiçerisë ne Shqipëri, sipas disa eksperteve te fushës është modeste. Si e shikoni ju personalisht atë?

Onofrio Campobello: Kultura e pastiçerisë, si edhe ajo e gatimit ndryshon nga kombi në komb. Kam vënë re se vitet e fundit që janë bërë hapa gjigantë në lidhje me pastiçerinë ne Shqipëri dhe, sigurisht kjo vlen edhe për kuzhinë këtu, por si profesionist me duhet te them se ka ende shumë punë për të bërë.

6) Si kaloni profesionalisht dhe miqësisht me koleget shqiptare, grek dhe te prejardhjeve te tjera?

Onofrio Campobello: Unë sinqerisht nuk kam probleme me kolegët e mi shqiptarë, as me grekët, apo te kombeve te tjera. Po, me kufizon pak gjuha shqipe dhe angleze qe kam mangësi, por përpiqem të sigurohem që te jem simpatik dhe i kuptueshëm me koleget dhe studentet. Shqipen kam filluar ta kuptoj, por Instituti na ka ofruar vazhdimisht përkthimin profesional dhe kjo na ndihmon shume.

Share: