Një kopsht zoologjik privat në qytetin e Fierit është shndërruar në imazhin kryesor të medias angleze Daily Mail, dhe arsyeja është aspak pozitive.
“Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një safari privat që i ngjan ferrit, pasi janë shfaqur foto të reja që ekspozojnë kushtet tronditëse ku qëndrojnë kafshët”, shkruan Daily Mail.
Fill pas kësaj ka reaguar Blendi Klosi, ministër i Mirëqënies Sociale
“Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!”, shkruan në reagimin e tij, në facebook, ministri Klosi
v.l/ Dita