Home KRYESORE Dhurate per Arsimin nga Dr. Majlinda Keta

Dhurate per Arsimin nga Dr. Majlinda Keta

Nga Genc Mlloja

“Arsimi. Edukimi. Ku ishim?… Ku po shkojmë?…” i shtohet literatures elitare mbi arsimin ne Shqiperi, veper e profesoreshes se shquar, Dr. Majlinda Keta.

Gjithnje pasionante ne punen e saj, Dr. Keta nuk i ka ‘mbajtur’ per vete mendimet, shqetesimet, sugjerimet per mbarevajtjen e shtylles kurrizore te nje kombi- arsimit.

I ka shperndare ata me kurajo shembullore kudo, perfshi edhe median.

Jane te panumerta opinionet e intervistat te botuara edhe ne Albanian Daily News, te cilat jene pjese te librit qe u promovua me 4 tetor 2018 ne Tirane.

Tere brezat e shoqerise intelektuale ishin te perfaqesuar ne pritjen e dhene me elegance ne Xheko Imperial duke filluar nga mesuesit e prof. Lindes deri tek studentet me te rinj te saj.

Vete titulli i librit “Arsimi. Edukimi. Ku ishim?… Ku po shkojmë?… ” eshte thirrje per ndryshim por autorja nuk kufizohet vetem ne konstatime duke shpalosur me pervojen e saj 30- vjecare ide progresive per zgjidhje. ‘Manteli’ i saj eshte profesionalizmi i vertete i kombinuar me nje Linde shoqerore, pragmatiste, konstruktive por cdo gje e shoqeruar me nje fjale te embel e buzeqeshje ‘Made by Linda’!

Arsimi nuk duron politike, aq me pak autoritarizem primitiv; ai ka nevoje per profesionalizem- e prandaj edhe mbremja ishte sonte tere kulture intelektuale aspak politike.

Si bashkepunetor dhe shok i profesoreshe Lindes prej 2 dekadash bashkoj urimin tim me ate te gjithe kolegeve te saj:

Urime Profesoreshe Linda per pune te tjera te medha!

Share: