Home KRYESORE Dy milionë lekë bizneseve, arrestohen inspektorët e Hetimit Tatimor

Dy milionë lekë bizneseve, arrestohen inspektorët e Hetimit Tatimor

Raèportohet qe dy inspektorë të Hetimit Tatimor janë arrestuar mbrëmë nga policia pasi janë vëzhguar për tre muaj nga Krimi Ekonomik. Ka rezultuar se Gentian Elezi dhe Artan Kroj u merrnin nga 2 milionë lekë subjekteve që kishin në kontroll. Dje keto arrestime i denoncoi edhe PD duke akuzuar policine qe e fshihte kete lajm meqe njeri prej tyre eshte funksionar i Partise Socialiste.

Njoftimi i policisë

Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;
• Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Tre personat ishin me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë.

Masa e arrestit është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek (të reja) për çdo rast.

Share: