Home KRYESORE Edi Rama i vë ruspën Teatrit Kombëtar, Pandi Majko sërish e sfidon...

Edi Rama i vë ruspën Teatrit Kombëtar, Pandi Majko sërish e sfidon kryeministrin

Socialistët ne mase e te vënë në rresht nga kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama kanë vendosur për herë të dytë që të prishin Teatrin Kombëtar.

Edhe pse protestohet cdo dite nga Komuniteti teatror, opozita e kundershton, Presidenti i Republikes gjithashtu, socialistet sot ne Parlament ne grup, vendosen në mënyrë që t’i hapet udha ndërtimeve të kullave në ish-zonën historike të qytetit.

Por gjatë kësaj seancës në Kuvend, ku shefi i PS-së kishte dhënë urdhër të prerë që të gjithë të votojnë pa bërë zë, një anëtar i kabinetit qeveritar, Pandeli Majko ka dalë perseri nga rreshti.

Ministri i Diasporës dhe deputeti Pandeli Majko nuk ka marrë pjesë fare në votim. Nuk dihet si do sillet kryetari i qeverisë me ministrin e tij, tani që ai nuk e përfilli sërish urdhërin e tij.

Pandeli Majko eshte figure popullore me influence ne shqiptaret jashte atdheut vecanerisht ne Kosove, Maqedoni dhe Diapsore dhe jo rastesisht kryeministri Rama e beri minister pa portofol te Diaspores.

Pra per ti shfrytezuar popullaritetin dhe kontrolluar sa me shume, se natyra e tij ka demostruar qe del gjithmone nga rreshti. Rama duket se po punon vete per zgjedhje te parakoheshme dhe sigurisht qe Pandeli Majko i duhet, ndaj do ta lere ne heshtje nje qendrim te tille politik dinjitoz i cili eshte per tu pershendetur sinqerisht.

 

 

Share: