Home KRYESORE Edukimi seksual dhe socializimi seksual. Nga Blerta Haxhiaj

Edukimi seksual dhe socializimi seksual. Nga Blerta Haxhiaj

Seksualiteti është një komponent esencial i zhvillimit shëndetësor për të rinjtë. Organizatat shëndetësore dhe mjekët theksojnë rëndësinë e zhvillimit të shëndetshëm seksual krahas atij mendor dhe mirëqënies fizike. Rëndësi të madhe luajnë roli i edukatorëve dhe prindërve ku seksualiteti është pjesë integrale e jetës njerëzore sepse seksualiteti qëndron mes shëndetit fizik dhe atij mendor.

Përkundrazi identifikimit të rëndësisë të shëndetit seksual edukimi është promovuese që kjo të qëndrojë sensitive dhe konfliktet që e rrethojnë programin edukativ janë pak joaprovuese rreth rolit të sundimit në jeten familjare dhe të edukimit seksual. Kontrolli prindëror i përmbajtjes së programeve të edukimit seksual, mbulesa e vlerave që përfshihen në edukaten seksuale si barazia gjinore dhe përgjegjësia personale në thelb janë këto që e konstituojnë sjelljen seksuale të adoleshentit. Në rastet e paraqitura dhe ato që janë publikuar vërehet një ndjenjë jo rehatie ndaj afrimitetit të fëmijëve të kastave të politikanëve ndaj çështjeve seksuale. Pikëpamjet liberale dhe konservative mbi menaxhimin adeguat të edukatës seksuale qëndrojnë divergjent.

Çështja bazike ndaj kësaj është se kush mund të shërbeje si edukator i këtij programi edhe pse të parët që vijnë në mendje janë prindërit dhe shkolla që duhet të jenë edukatorët primar seksual. Qartësimi mes edukimit seksual dhe socializimit seksual na ndihmon të zgjidhim disa aspekte ku mund të promovojmë seksualitetin e shëndetshëm që domosdoshmërisht nuk është një domen ekskluziv i prinderve apo edukatorëve, mund të inkurajohet bashkëpunimi mes shtëpise dhe shkollës që janë institucionet më të sigurta për t’i siguruar adoleshentit instrumentet e duhura që ata të rriten më një shëndet seksual të shëndoshë (sigurtë). Edukimi është një proçes i qëllimshën strukturor që përmban dijen dhe influencon në zhvillimin individual të njeriut.

Literaturat përfshijnë më shumë se sa të mësuarit të fakteve dhe identifikimit të simboleve që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive për të kombinuar dijen në një metodë kuptimplotë duke lejuar që të shprehen ide të ndryshme, vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve. Hulumtimet mbi edukatën seksuale indikojnë që programet e ndryshme ndaj kësaj fushë duhet të promovojnë literaturen seksuale duke shkuar tej dijes që mund të merret nga burime tjera që kjo përfshin zhvillimin personal dhe aftësitë sociale.

Duke promovuar literaturen seksuale, edukimi seksual jep një kontribut në zhvillimin psikosocial përmes adoleshencës dhe fëmijërisë. Mungesa e literaturës seksuale mund të jetë burim i shumë anomalive shëndetësore dhe sociale duke përfshirë shtatëzanitë në moshë të re dhe të padëshirueshmë dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Socializimi kundrejtë edukimit është proçesi përmes secilës një individ zotëron një kuptimshmëri të ideve, besimeve, vlerave, simboleve kulturore, domethënieve dhe kodeve të menaxhimit.

Socializimi seksual i bebave dhe fëmijëve fillon që nga shtepia aty ku prindërit kanë mundësinë të theksojnë vlerat e tyrë më të thella dhe të vlefshme. Që në moshë të re fëmijët janë të ekspozuar nga informacioneve rreth modestisë, lakuriqësisë dhe privatësisë duke përfshirë mesazhet specifike gjinore rreth mesimit të saj. Përgjigja e prindërve rreth masturbimit fëmijëror, shfaq një afeksion fizik mes prindërve dhe instruksioneve të fëmijevë që ai merr rreth kontaktit fizik me të tjerët rreth kuptimit që krijon fëmija për seksualitetit të tij.

Diskutimet rreth diferencave mes meshkujve dhe femrave me përgjigjet e prindërve përkon me metodat që përdoren për fëmijët me gjuhen e seksualitetit mbi paralajmërimet ndaj seksualitetit. Prindërit mësojnë fëmijët e tyre rreth vlerave dhe pritshmërisë së sjelljes së tyre përmes mesazheve eksplicite dhe veprimeve ku këto forma esenciale të socializimit të seksualitetit në përgjithësi nuk konsiderohen si pjese të edukatës seksuale. Socializimi seksual vendoset në atë rrafsh jashtë shtepisë ku fëmijët dhe adoleshentet përballen me normat e komunitetit, konsumit të masmedias, pjesmarrja e tyre në aktivitete kulturore dhe fetare.

Socializimi seksual përfshin edhe mësimin mbi vlera fetare të ndryshme që mund të ndikojë se si seksualiteti është më një origjinë hyjnore dhe seksi është vetem kondite e martesës. Fëmijet dhe adoleshentet janë të ekspozuar ndaj diversitetit të pikëpmajeve të ndryshme kulturore mbi abortin, kontrrollin e lindjeve dhe roli gjinor ku këto çështje të rendësishme ndonjëhere rrinë të pazhveshura në edukatën mësimore dhe mësuesit ngurrojnë të shpjegojnë rreth këtyre çështjeve të rëndësishme duke ngritur diskutime dhe opinione të ndryshme rreth saj.

Eksplorimi dhe kuptimi i familjes dhe rolit të komunitetit ndaj influencës se seksualitetit është një përbërës i rëndësishëm i edukimit seksual. Gjatë adoleshencës, personi i ri, fillon dhe krijon identitetin e tij të ri duke e ndërtuar mbi rolin prindëror si model por i ndikuar nga institucionet arsimore dhe sociale që definojnë atë mbi vlera të vlerave sociale. Monitorimi që u bëjnë prindërit fëmijëve mbi kualitetin e marrëdhënies mes tyre – si forma socializimi – janë cilësuar si antisociale dhe ndikon në sjelljen seksuale të adoleshentit që rrit dëmtimin apo degradimin seksual të fëmijës apo adoleshentit.

Lidhshmëria me familjen (si dhe me shkollën) është një faktor tjetër i rëndësishëm në reduktimin e rrezikshmërisë seksuale të adoleshentëve. Kur prindërit nuk e miratojnë aktiviteti, seksual të adoleshenteve ata kanë më pak të ngjarë të jenë seksualisht aktiv. Komunikimi me prindërit rreth seksualitetit më se shpeshti ndodh kur adoleshenti shfaq interesimin ndaj seksit dhe ndodh që ata te bien në kundërshtim rreth asaj që po diskutojnë. Edukimi seksual dhe socializimi seksual nuk zgjidh tërë peripecite gjatë diskutimit rreth kësaj teme mbi seksualitetin.

Roli i prindërve dhe edukatorëve rreth edukatës seksuale se kush është më i përgatitur në të shumtën e rasteve është pa përgjigje, përgjegjësia bie mbi të dy dhe mesimi profesional rreth të mësuarit të vlerave ndikon shumë mirëpo besimi i prindërve jo gjithmonë konçidon me besimin sekular edhe nësë këto aplikohen të sjellja seksuale e fëmijës apo adoleshentit. Prindërit duhet të luajnë rolin primar në jetën sociale të fëmijëve të tyre, vlerave kulturore dhe religjoze, rreth marrëdhënieve seksuale ku instituionet duhet të luajnë rol rreth dhënies së informacioneve të tilla për të zhvilluar aftësitë sociale ose thënë ndryshe kjo është ajo që besojmë.

Shkollat dhe institucionet e shëndetit duhet të informojnë dhe mbështetin rolin kritik të prindërve rreth socializimit seksual. Programe të reja dhe modele të reja janë të domosdoshme që të lehtësojnë bashkëpunimin mes prindërve, edukatorëve dhe punonjësit e shëndetit që tu ofrojnë një edukim seksual sa më të sigurte dhe profesional te të rinjtë. Prindërimi i kujdesshëm mund të kompletojë edukimin seksual të fëmijëve por në përgjithësi prindërit nuk janë të përgatitur për të kompletuar edukimin seksual të fëmijëve.

Një edukim i tillë në shkolla duhet të sigurojë një vlerë familjare dhe sociale të respektueshme dhe jo abuzive. Kjo vlen edhe për edukatorët që të eksplorojnë sisteme të ndryshme besimi, diskutime të reja në metoda sensitive e respektuese. Edukimi seksual duhet të promovojë dialogun e vlerave seksuale mes prindërve dhe organizatave soiciale, kulturore dhe fetare ndërkohë që duhet ditur se këto informacione mund të ju shërbejnë fëmijeve dhe adoleshenteve nga burime të sigurta.

( Autorja është zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës)

Share: