Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu është shprehur se, ka prova që vërtetojnë versionin e tij se është kërcënuar me armë zjarri në prani të zyrtareve socialistë në stacionin policor të Fushë-Krujës.
Unë them me bindje të plotë se kam qenë në komisariat atë ditë, më 21 korrik, tha Nuhu.
I pyetur a ke prova përveç deklaratës, u shpreh: “Prova shkon në harmoni nga data 21. Kur e denoncova publikisht erdhi lëvizja nga policia dhe prokuroria që solli arrestimin e djalit të deputetit dhe për pjesën që Balla dhe të tjerë e mohojnë kam prova që do i nxjerr. Po i lë që ata të modifikojnë provat e qelizave telefonike që ka qenë në peshkim e takime elektorale”.
“Aktualisht s’nxjerr asnjë provë nga ato që kam se prokuroria do e quajë të pavlefshme në media siç vepron”, shtoi.
Që zyrtarë të PS-së kanë qenë prezent kur është kërcënuar, Nuhu tha se, “atë e vërtetojnë dhe pamjet që lidhin në harmoni me qelizat telefonike, nëse s’dalin bashkë, kjo nuk është e vlefshme”.
360grade.al