Home KRYESORE Rama: E vërteta për “Babalen e parë” do ju habisë pa masē

Rama: E vërteta për “Babalen e parë” do ju habisë pa masē

Kryeministri Rama ka thënë sot nē mbrēmje se deklaratat e oficerit Nuhu kanë një sfond kriminal ndërsa vajza është përdorur si mish për top për qëllime politike. Ai paralajmëroi madje se edhe nga ngjarje do ketë të njëjtën fund si Babalja e parë për të cilin madje tha se do të ketë lajme që do çudisin opinionin.

“Ky është skandali që vajza është bërë mish për top, vajza është dhunuar sërish përse dyti. Jam i bindur që do bëhet deri në fund drejtësi edhe nëse vajza e ka mohuar dhunën. Por ajo është përdorur politikisht sikurse është përdorur edhe oficeri i policisë për qëllime politike. Krimi në krim është përdorja e vajzës në të gjithë këtë konsipiracion . Oficeri nuk është hero, ai duhet të përgjigjet para drejtësisë. Është e turpshme ajo që është thënë se Taulant Balla ka qenë në komisariat. Shpresuan që duke përdorur dhe duke abuzuar me vajzën do të rrëzonin qeverinë. Oficeri është përdorur për qëllime kriminale. Shumë shpejt do të dali e vërteta për Babalen e parë dhe të dytë. Madje për Babalen e parë do dali një e vërtete që do ju habisë pa masë.”, tha Rama

v.l/ Dita

Share: