Replika në distancë mes deputetit të PS-së, Bashkim Fino dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Shkak është bërë reagimi i Bushatit, i cili është parë duke qeshur, ndërkohë që Fino ishte në këmbë nga vendi duke duartrokitur pas replikës së socialistit Erjon Brace, që i kërkoi ministrit Ahmetaj llogari për tatimet që duhet të paguajë FSHF-ja.
Deputeti i PS iu drejtua Minsitrit me fjalët: Mos qesh ti se të kanë akuzuar Luli dhe Saliu që ke vjedhur vota, por ti këtë se ke bërë, prandaj përgjigju këtyre akuzave.
Ndërsa më tej ish-kandidati i FSHF replikoi dhe me Ametajn duke i thënë: Bët detyrën ti.
Kujtojmë që Fino humbi garën në FSHF përballë Armando Dukës, por që këtë humbje e ka kontestuar dhe po vijon betejën e tij ligjore.