Home KRYESORE “Greqia financon portale”, Mustafaj: Të nisin hetimet, qeveria të reagojë

“Greqia financon portale”, Mustafaj: Të nisin hetimet, qeveria të reagojë

Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias si dhe efektet që ka dorëheqja e tij në marrëveshjen e emrit me Maqedoninë si dhe në marrëveshjen për detin me Shqipërinë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se nuk dihet koncepti i Kotzias dhe kryeministrit Tsipras në marrëveshjen e Prespës.

“Gjërat duhet të vazhdojnë, por nuk dimë deri ku është koncepti i Kotzias dhe kryeministrit në marrëveshjen e Prespës. Gjendja në Maqedoni për emrin nuk është në kushtet e favorshme për shkak të numrit të ulët të votuesve në referendum. Po ashtu nuk dimë as përmbajtjen e marrëveshjes me Shqipërinë për detin. Ne nuk dimë konceptin e Kotzias. Ministri i Mbrojtjes ka akuzuar Kotzias se me fondet sekrete ka financuar 1 mln euro për disa portale në Shqipëri.”- tha ai.

Share: