Home KRYESORE Gruevski shpallet fajtor: 2 vjet burg për ish kryeministrin maqedonas

Gruevski shpallet fajtor: 2 vjet burg për ish kryeministrin maqedonas

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin prej 2 vjet burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili u gjykua për ndikim të paligjshëm për blerjen e “Mercedesit” luksoz nga ana e MPB-së maqedonase.

Dënimi për të akuzuarin tjetër në këtë rast tëProkurorisë Speciale Publike, Gjoko Popovskin, është zvogëluar prej 6.5 në 4.5 vjet burg.

“Ankesat e të akuzuarit N.G. refuzohen si të pabaza, ndërkaq vendimi i shkallës së parë konfirmohet plotësisht.

Image result for gruevski ne gjyq

Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin “Tanku” pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.


360grade.al

Share: