Dashi
Keni tërhequr vëmendjen e njerëzve me peshë, me aftësitë tuaja në fusha të ndryshme, prandaj nuk do të jetë çudi sikur t’ju vinjë një ofertë e papritur. Interesant edhe erosi.
Demi
Mobilizohuni për të përmbyllur më së miri një periudhë vërtet intensive në punë e që ju ka dhënë kënaësitë që prisnit. Mërkuri në shenjë është në një pozicion shumë të favorshëm.
Binjakët
Hëna në shenjën e Akrepit ju bën shumë tërheqes dhe kjo do të jetë një anmë shumë pozitive për sektorin tuaj të zemrës. Mundohuni të shfrytëzoni mundësitë e mira që ju paraqiten.
Gaforrja
Energjitë tuaja janë të orientuara drejtë dhe nuk do t’ju mungojnë aspak idetë dhe metodat për t’i realizuar ato. Mundohuni t’i shprehni partnerit atë që ndjeni, kjo do të sjellë paqe mes jush.
Luani
Në sfond duket se qielli juaj po turbullohet. Hëna dhe Mërkuri ju kanë vënë në mes, kjo ju bën shumë të ndjeshëm dhe pesimistë njëkohësisht. Mundohuni të mos mendoni shumë për gjëra pa vlerë.
Virgjëresha
Meritoni sigurisht suksesin në shumë sfera të jetës tuaj që sidoqoftë nuk do të vonojë. Por për të lehtësuar pak rrugën e suksesit tuaj, mundohuni të jeni më praktikë. I favorizuar do të jetë erosi.
Peshorja
Duket një ditë e mirë në aspektin financiar. Mund t’ju konkretizohen ide dhe projekte dhe perspektiva fitimesh, por vetëm me një kusht: të jeni shumë të saktë dhe dhe korrektë.
Akrepi
Hëna është ylli juaj i mirë dhe bashkë me Mërkurin në një orbitrë gjithaq të favorshme ju frymëzon jo vetëm për të krijuar, por edhe për aventura të reja. Pse jo, edhe dasshurie ?!
Shigjetari
Reagoni nga një ditë pak brilante dukemenduar më shumë për relax. Do të tërhiqeni shumë nga një person që do t’ju provokojë ndenjën e fajit kundrejt parnterit tuaj zyrtar. Mos ia tregoni askujt këtë.
Bricjapi
Është mirë të bëni një pauzë me punën dhe të dilni pak me miqtë, me të cilët mund të organizoni një mbrëmje të veçantë të pasur me surpriza. Do të jeni shumë krenarë për partnerin dhe për jëtën tuaj në çift.
Ujori
Këtë ditë parashikohet një nervozizëm që karakterizohet nga Hëna në një orbitë që s’ju favorizon. Çështje praktike shumë të parëndësishme do t’ju bëjnë të ndryshoni programe dhe takime të rëndësishme.
Peshqit
Dita e sotme do t’ju buzëqeshë, qielli është gati për t’ju entuziazmuar dhe për t’ju bërë optimistë. Hëna në fakt do t’ju japë energjinë e duhuar dhe do të favorizojë dashurinë. Bëni gati valixhet për udhëtim.