Instituti Kulinar Neranxi padyshim që është një instrument modern i arsimimit të studenteve në artin e kuzhinës, por jo vetëm.
Kurset themelore deri tani janë vetëm nëntë, Kuzhina, Pastiçeria, Xhelateria, Buke-pjekje, Piceri, Barman, Kuzhinë aziatike, Kamarier dhe Menaxhim hoteli por, sigurisht që këto do të ndiqen edhe nga të tjerë kurse siç tashmë është paralajmëruar ai i Prerjes anatomike të mishit të gatimit.
Qëllimi i drejtuesve të kësaj shkolle është që diplomimi i këtyre të rinjve të jetë i plotë dhe pre-supozon profesionistë të aftë që mund të përballen me dinjitet dhe sukses të garantuar në industrinë e turizmit e cila padyshim do jetë themelore në Shqipërinë e së nesërmes, së cilës i ka falur Zoti klimën e bukur dhe natyrën e mrekullueshme bregdetare dhe malore.
Tregu shqiptar i kulinarisë, restoranteve, hoteleve, moteleve dhe bujtinave, apo edhe ai familjar, ka nevoje për shefa kuzhine cilësore me njohuri organizuese dhe njohuri bazë të artit të komunikimit dhe marketingut.
Filozofia e Institutit Kulinar Neranxi është që studentet e tij të kenë formim të plote profesional në çdo segment të kësaj industria të re turistike në Shqipëri.
Konkursi i auto-marketingut social…
Nga sot, studentëve të Institutit Kulinar Neranxi ju është propozuar në mënyre fakultative një konkurs i cili në vetvete kërkon të testoje dhe nxisë kulturën e shërbimit dhe të marketingut të këtyre studentëve kundrejt tregut në zhvillim dhe nevojës për tu marketuar në të.
Aurora Koliqi, drejtoreshë e marketingut pranë Kompanisë Neranxi dhe vete Institutit Kulinar, së bashku me gazetarin Artur Nura, këshilltar i PR-se pranë kësaj kompanie, propozuan klasë më klasë idenë e këtij konkursi i cili u jep mundësi studenteve që pas praktikave mësimore, pjatat, pastat apo edhe asortimentet e tjera më të mira, ti fotografojnë me shije personale dhe publikojnë në faqen zyrtare të Institutit Kulinar Neranxi në Facebook dhe Instagram.
Pas përzgjedhjes se fotos më të mirë dhe publikimit të tyre në rrjetet sociale, studentet kanë për detyre ti marketojne këto punë të tyre duke i shpërndare në rrjetet sociale dhe nxitur reagim e komente te qytetarëve klientë te mundshëm.
Duke vepruar kështu ata padyshim realizojnë edhe një auto-reklamë të shkollës qe po kryejnë, testojnë aftesite e tyre në fotografi e marketing dhe padyshim që nxisin vëmendjen e biznesit të turizmit për të gjetur punonjësit profesionale të së nesërmes.
Vete Kompania Neranxi e ka këtë praktike. Ajo identifikon studentet më të mirë për ti punësuar vete, identifikon edhe studente të tjerë për tua propozuar partnerëve të saj dhe synon thellësisht ti ofroje tregut diplomantë të plotësuar për një treg sfidues në rritje marramendëse.
Çmimi i këtij konkursi?
Filozofia e Institutit Kulinar Neranxi pre-supozon që çmimi më i mirë dhe i mirëqenë i këtij konkursi do jete nxitja e brendshme e studentëve për të marketuar veten, mësim-nxënien dhe reklamuar atë në publik dhe klientelë dhe, sigurisht mësuar bazat e një tregu të lirë: kërkesë – ofertë.
Çmimi formal është menduar të jetë një drekë ose darkë familjare e fituesit pranë “Restorant Hotel Divina” në Bllok dhe që është njeri prej restoranteve më cilësore dhe më të famshëm në kryeqytet e që mban brendin “Neranxi” gjithashtu.
Fituesi me vullnetin e tij mund të asistoje, ose jo, në gatimin e kësaj dreke ose darke me shefen e njohur të kuzhinës të shkëlqyeshme aziatike pranë këtij restoranti, Chef Josephine Desepeda dhe sigurisht një interviste ekskluzive nga gazetari Artur Nura për Perqasje.com
Dëshira e mire e studentëve u pa që në prezantim të kësaj ideje për konkurs dhe sigurisht duhet pritur të aplikohet nga vete studentet me pasionin dhe shijet e moshës.
Profesorët e Institutit Kulinar të cilët janë të gjithë të suksesshëm profesionalisht dhe me formim në shkollat më të mira në Itali dhe Greqi, premtuan mbështetje ndaj studentëve.
Tashmë është dhëne vetëm starti, gara është e studenteve dhe suksesi është i fituesit i cili do mësohet nga publiku çdo fillim të muajit pasardhës.
Suksesi në konkurs do projektojë padyshim edhe suksesin në treg.