Home KRYESORE Ja pse djemtë e Kosovës studiojnë te Instituti Kulinari Neranxi

Ja pse djemtë e Kosovës studiojnë te Instituti Kulinari Neranxi

Tashme realiteti i dy shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosove, është shume i pasur dhe e tejkalon marrëdhëniet zyrtare te cilat funksionojnë sipas disa rregullave strikte midis shtetesh.

Ne jemi te gjithë shqiptare te një Kombi dhe një gjuhe dhe ndaj sigurisht pa thyer ligje, por duke tejkaluar barriera formale ne tashme bashkëjetojmë duke eklipsuar kufijtë dhe biznesi qe nevoje për tu rritur sigurisht është ne pararoje te këtij zhvillimi te natyrshëm.

Këtë dimension në modest ne llojin e vet e tregon edhe eksperienca e kater djemve nga Gjakova te cilët janë duke studiuar ne vitin e dytë të shkollës se kuzhinës profesionale në Tiranë.

Ne takuam ne orën e pushimit midis praktikave mësimore Arben Dujakan, Genti Dujaka, Endrit Dujaka dhe Arlind Ajdini te cilët vijnë nga Gjakove dhe janë jo me pak eksperience pune ne “Fast Food” dhe restorante te ndryshme konsumi ditor ne Kosove.

Pasioni për këtë profesion te bekuar i ka shtyre këta djem te rinj nga Kosova, te vijnë dhe te studiojnë ne kursin dy vjeçar profesional ne Institutin Kulinar Neranxi.

Ata na thonë se nevoja për te perfeksionuar veten ne këtë profesion dhe për te kaluar nga Fast Food-i, niveli i pare i gatimit deri ne Slow Food, niveli maksimal profesional i gatimit, i ka sjelle ata ne Tirane për tu bere Chefa profesional te kuzhinës cilësore ne Kosove.

Sipas tyre, edhe kuzhina e detit është e mangët ne Kosove dhe kjo është e kuptueshme për cilin do qe ka pak njohuri gjeografie për Kosovën. Duket se ketë shqetësim personal ata e kane konsultuar edhe me docentet e tyre dhe drejtuesit e Institutit jo vetëm qe kane ofruar mësime te plota teorike dhe praktike ne shkolle, por gjate sezonit veror i kane ofruar praktike atyre ne restorante partneresh te kompanisë Neranxi ne bregdetin Adriatik dhe te Jonit.

Docenti Mentor Merjemaj i cili i ka ndjekur ne rritjen e tyre teorike dhe profesionale ne shkolle, thotë se ata janë nxënës shume te mire dhe te vullnetshëm dhe se ne praktiken qe kane kryer nen kujdesin e tij ne Spille te Kavajës dhe Livadh te Himarës, ata kane demonstruar pjekuri profesionale dhe se ai është i sigurte qe pas diplomimit ne fund te këtij viti shkollor ata do jene shefa cilësore kuzhine ne Kosove.

“Ata, pervec se shefa kuzhine cilësore, do mund te jene edhe biznesmenë te suksesshëm te gastronomisë sepse këtu i përgatisim me një formim te plote profesional te kuzhinës, menaxhimit, hotelerisë dhe shërbimit” – na thotë docent Merjemaj, ndersa kater djemtë e rinj te Gjakovës na flasin me pasion për praktikat e tyre ne bregdetin shqiptar dhe na premtojnë qe do sjellin foto nga pjatat te cilat kane realizuar gjate atyre praktikave dhe nga puna sigurisht.

Elona Rrapaj Kurti, drejtoresha e Institutit Kulinar Neranxi, na thotë se i ofruam këtyre studenteve nga Kosova këto praktika jashtë mësimore ne bregdetin shqiptar, pikërisht ne sezonin turistik, si zgjedhje profesionale te konsultuar me stafin pedagogjik por edhe duke respektuar dëshirat e tyre.

Sipas drejtoreshës Kurti, stafi pedagogjik ishte i sigurte qe këtyre nxënësve do i vlente një praktike e tille si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe njerëzore, padyshim me synimin qe te kemi ne Kosove shefa profesional kuzhine diplomuar ne Institutin Neranxi.

“Jemi te sigurte qe nga Kosova do te kemi edhe nxënës te tjerë te cilët do te duan te jene profesional nga një shkolle me emër te madh ne Rajon për te shërbyer jo vetëm ne Kosove, por edhe me gjere ne rajon dhe ne Europe”- përfundon znj. Kurti

Ne i urojme suksese kater djemve nga Gjakova dhe i leme te lire për te vazhduar orët mësimore dhe karrierën e tyre sigurisht te suksesshme ne një profesion shume te kërkuar kudo ne bote dhe për te cilën duket se Kosova ka shume nevoje.

keni bere zgjedhjen e duhur Arben, Genti, Endrit dhe Arlind, sigurisht pas modelit tuaj gjakovar do vijnë edhe te tjerë te rinj nga Kosova qe do duan te bëhen shefa te suksesshëm te kuzhinës se shijes me te mire. Suksese çunat e Gjakovës historike.

Share: