Home KRYESORE Këshilltari i Ergogan: “Në rast lufte, e shkatërrojmë Greqinë për 3-4 orë”

Këshilltari i Ergogan: “Në rast lufte, e shkatërrojmë Greqinë për 3-4 orë”

Athina po kërcënohet përsëri nga Turqia. Yigit Bulut është këshilltari i Presidentit Erdogan. Ai tha se në rast të një lufte të mundshme mes Turqisë dhe Greqisë, kjo e fundit shkatërrohet brenda 3-4 orësh.

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut. Këto u publikuan gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror turk.

Gjatë programit “Analiza e Thellë”, Bulut i kujtoi Athinës se “prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë.

Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë”. Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacione të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t’i përdornin kundër anijes turke “Barbaros”.Opinion.al

Share: