Home Approccio Italo Albanese Kryetarja e Miqësisë Parlamentare Italo-Shqiptare: Koha të jemi dinamik në miqësinë legjislative...

Kryetarja e Miqësisë Parlamentare Italo-Shqiptare: Koha të jemi dinamik në miqësinë legjislative e më gjerë…

Znj. Mimi Kodheli është njëra nga personazhet simpatikë dhe popullore të politikës shqiptare. Ky vlerësim vlen si për nga paraqitja, ashtu edhe për nga sjellja dhe karakteri femëror i vendosur.

Kodheli ka mbajtur vende kyçe gjatë karrierës së saj të gjatë e të suksesshme politike. Në mënyre telegrafike mund të kujtojmë pozicionet të cilat do të mbesin gjatë në memorien kolektive; nënkryetare e Bashkisë Tiranë, ministre e mbrojtjes dhe së fundi kryetare e Komisionit parlamentar për Politike te Jashtme.

Prej me shume se një viti ajo është edhe kryetare e Shoqatës së Miqësisë parlamentare Shqipëri – Itali që tani pas krijimit të qeverise së re në Itali, siç edhe thotë znj. Kodheli, duhet të dinamizohen shkëmbimet dhe aktivitetet parlamentare dhe jo vetëm.

Dhe në këtë fundjavë, ne e pritëm dhe takuam pranë “Bar Alcora” shumë afër administratës së parlamentit dhe zyrës së saj për të realizuar një intervistë për “Radio Radicale” mbi marrëdhëniet parlamentare Italo – shqiptare dhe jo vetëm.

Znj. Kodheli ju desh më shumë se 15 minuta për të ardhur nga zyra e saj deri te “Bar Alcora” që, parimisht kërkon vetëm tre minuta kohë. Kjo sepse i duhej të respektonte njerëzit të cilët e ndalonin për ta komplimentuar, apo i prezantuar hallet e tyre dhe sigurisht kërkuar ndihmë.

Një zonjë e tillë sigurisht nuk mund ti lerë pa respektuar njerëzit, qofshin këta edhe të panjohur dhe, sigurisht duhet të jete e mirëkuptuar për tolerancën e saj njerëzore e cila sigurisht ka edhe një kosto personale.

Kodheli është gjithashtu një italianiste e shkëlqyer dhe lidhjet e saj me Italinë janë të hershme. Në fakt, si i gjithë brezi ynë që kemi parë këtë vend fqinj si dritaren kryesore me Europën perëndimore, por, duket se ajo padyshim i ka pasur më të thella dhe ndaj edhe flet vazhdimisht për lidhjen e saj pasionale me muzikën, kulturën, historinë dhe politikën italiane.

Si kryetare e Komisionit të Jashtëm në Parlament dhe njëkohësisht  kryetare e Shoqatës së Miqësisë Parlamentare Italo-Shqiptare për “Radio Radicale” Kodheli thotë se Shqipëria është në një pike kyçe në rrugën për tu bëre pjesë e Europës së Bashkuar dhe i referohet Italisë, si miku i mirë që njihet në ditë vështirë dhe, apelon njëkohësisht për veprime konkrete si veten, ambasadën italiane ne Tiranë dhe kolegët italianë, tashmë edhe me qeverinë e re italiane në veprimtari te plotë.

Ndërsa fliste për “Radio Radicale” dhe i përmendim një delegacion të radikaleve Italianë te cilët i kish pritur pak ditë më parë në Komisionin e Jashtëm dhe i përcjellim komplimentet e tyre  për filo-italianizmin e saj, ajo me modesti gjithçka ja vesh kulturës tradicionale shqiptare.

“Ne shqiptaret kemi një virtyt që e vlerësojmë dhe e ruajmë te gjithë. Mikun që të gjendet në kohë të vështira nuk e harrojmë. Radikalet si Marco Pannella dhe Emma Bonino kanë qene nga politikanet e parë që kanë sensibilizuar Italianë dhe Europën për çështjen shqiptare këtu, në Kosove e Maqedoni.” – thotë Kodheli duke shtuar se kjo gjë duhet vlerësuar dhe me këta politikanë dhe vazhduesit e tyre duhen mbajtur marrëdhënie efektive politike, si mirënjohje dhe bashkëpunim të mëtejshëm efektiv.

Në fakt, sapo u informua për një takim të mundshëm të ministrit për Diasporën z. Pandeli Majko, (mik i hershëm i Radikaleve Italianë) mes deputetëve dhe senatorëve italiane të anëtarësuar ne Partine Radikale Transnacionale me status konsultativ ne OKB dhe Komunitetit shqiptar të Romës, znj. Kodheli edhe nëpërmjet mikrofonit të “Radio Radicale” komplimentoi për iniciativën dhe u shfaqi vullnetin e saj personal për të mbështetur aktivitete të tilla të vlefshme dhe premtoi të bënte të pamundurën të merrte pjesë në atë takim.

Sipas Znj. Kodheli fjalët nuk mjaftojnë dhe duhet tashme vepruar me politika efektive dhe konkrete për të dinamizuar më shumë aktivitet dhe politikat e përbashkëta Italo-Shqiptare. Ambasada italiane në Tiranë dhe ajo shqiptare në Romë mund të jenë motorë të rëndësishëm të shpejtësisë së këtij dinamizmi jo vetëm politik parlamentar, por edhe ekonomik, kulturor dhe njerëzor.

Për ta mbyllur intervistën me “Radio Radicale” Kodheli foli me një gjuhë politike domethënëse dhe tha se po flasim për “Ura” lidhëse midis dy vendeve, kombeve dhe shteteve të cilat sipas saj duhen ndërtuar me themele të forta dhe standarde largpamëse.

Sigurisht karriera e saj tregon se ajo ka ditur të punojë me vullnet të fortë dhe ja ka dalë mbarë e me siguri, kështu do jete edhe këtë here.

Përfitues jemi te gjithë këndej dhe andej Adriatikut, nga njerëz me pasion dhe vullnet pozitiv dhe, përderisa Italia konsiderohet nga si partneri me i afërt strategjik i vendit tone.

Urime dhe punë të mbarë zonja Kodheli.

Share: