Home KRYESORE Letra/ Balla: Në PE sapo u çua një kamion me baltë për...

Letra/ Balla: Në PE sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

“Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?”- thotë Balla ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli deshtoi jo vetem me zgjedhjet e me drejtimin politik te opozites, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji jane tanime subjekte te punes se prokurorise, njeri me flete arresti te prere, tjetri me faqen e nxire nga perfshirja ne film.

Nderkohe edhe filmi tjeter me nënkomisarin qe u kercenua ne pranine time😂 me arme ne komisariat, eshte drejt deshtimit te plote sepse jetojme ne kohen dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera qe i nxjerrin bllof dylbite e Palokes😁

Po nderkohe kjo balte seriale eshte ende e vlefshme per eksport se miqte e huaj s’kane kohe te merren me detajet e ketyre manipulimeve te ndyra. Keshtu edhe në Parlamentin Europian, bazuar teresisht mbi shpifje, sapo u cua nje kamion me balte per te me mbuluar mua ne syte e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe perplasem pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqiperia kete baltosje te vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojne.

Une vete kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh ne fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurte qe pas pak ditesh do te kerkojne edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqiperi, habitem qe nuk e permenden qe sot. Nese opozita do ta perdori kete kerkese si argument per te bojkotuar edhe Takimin ne Bruksel, atehere thjeshte gjeni argument tjeter.

Share: