Nëse do të njohesh të vërtetën e vërtetë, duhet të qendrosh në ato vende ku qytetari, përveç varfërisë, “derdh” mençurinë e tij politike në lidhje me qeverisjen, veçanërisht këtë të këtyre dy – karsheve të viteve të fundit (por, pa përdorur furçën e llustrimit për të gjithë të tjerat, pavarësisht ngjyrave të bojës që i kanë dhënë vendit, ndoshta, jo ashtu si ngjyrat e Tiranës së EDIT.
Një këngë e vjetër popullore, ndër të tjera, thotë: Sa e bukur na ka dal nusja. Marshalla, marshalla! E bukur për bukurie. Marshalla, marshallah!”.
Këto ditë në rrugë të Tiranës po mbijnë kioska në trotuaret e rrugëve të Tiranës. Më konkretisht, po përmend rrugën ku ka kaluar Prroi i Palpoçes, ku “zari gjuante rosën”, ndërsa sot bashkia “gjuan” zgjedhjet e ardhshme me monopolin e kioskave (kur në mënyrën më bastarde dhe qesharake, policia bashkia ndjek, përze dhe sekustron fshatarët pabukës që kërkojnë kafshatën e tyre).
Kioska me produkte të njohura të kompanive të njohura si kliente të Qeverisë Rama 1 dhe 2, me vajza të reja, ndryshe nga përvoja dhe praktika perëndimore, me parrullën qesharake të qeverive Rama 1 dhe 2 “të integrohemi në BE”, po krijojnë kushtet për një vjedhje/ndoshta mos qofsha i gabuar, i zgjedhjeve vendore që kemi përpara.
Por çfarë mund t’u thuash këtyre politikanëve?!
E kam edhe me opozitën që, ose është palë, ose është e pazonja për të kuptuar se çfarë po ndodh, për arsye se retorika e saj politike nuk po merret me probleme të tilla të mprehta konkrete të blerjes së zgjedhjeve vendore.
Duhet të bëhen hetime se cilat janë këto sipërmarrje që kanë marrë “të drejtën/liçencën” për të vendosur kioska në trotuaret e rrugëve në Tiranë?!
Çfarë ka bërë opozita në “Parlamentin” e saj bashkiak?!
Tek e fundit, a ka pozita dhe opozita, veçanërisht, “shtrati“ akademik shqiptar një ndjesi se ku po e çojnë monopolet gjendjen e makroekonomike të vendit?!
Për ata që vegjetuar vetëm nëpër zyra dhe nëpër libra, pa i parë se si shfaqen dhe çfarë pasojash kanë te qytetari (kryesisht te kryefamiljari), që nuk kanë ditur, nuk dijnë dhe nuk do të dijnë se çfarë lidhjesh ka mikroekonomia me makroekonominë e një vendi, po jua bëj të ditur si më poshtë vijon:
Monopoli, shkatërron konkurrencën e drejtë në treg.
Monopoli, shkatërron të drejta e biznesit të vogël, nëpërmjet:
* transferimit barrës të tatimore nga bizneset e mëdha te biznesi i vogël (politikat tatimore të viteve të fundit),
* uljes së mundësisë së punësimit;
* rritjes së kërkesës për ndihmë sociale/shoqërore;
* uljes së kontributit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore,
* rritjes së prirjes për shmangie dhe evazion tatimor,
* rritjes të acarimit ndërmjet administratës tatimore dhe tatimpaguesit;
* rritjes së mundësive për sponzorizim të Qeverisë Rama 2 nga ana e bizneseve klienteliste që përfitojnë nga këto politika;
* etj;
* etj;
* ulje e konkurrueshmërisë së vendit (deklarat e fundit e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me rënien e prodhimtarise së ekonomisë shqiptare), dhe
* dyshime, pikërisht aq dyshime në lidhje me aftësinë e vendit për t’u integruar në BE.
Ka edhe plot të tjera, që janë thënë nga të tjerë, ose për t’u thënë nga ne të tjerët.
Makroekonomia ka katër shtylla kryesore:
* Konsumin (që varet nga fuqia blerëse – shihni ku ka katandisur sot),
* Investimet/kursimet (pesë për qind e popullsisë zotëron nëntëdhjetëepesë të depozitave.
* Shpenzimet e qeverisjes (që varen nga Kuvendi i Shqipërisë – forca e votës e pjesës më të madhe/maxhorancës/bolshevikëve),
* Dërgesat nga jashtë, eksportet, turizmi (P.S. Për këtë të fundit, le të na japë një të dhënë fare të thjeshtë Qeveria Rama2/superministria e Finanacve, Ekonomisë dhe Punës s si është raporti GDP:GNP, ose PBB:Produkti i Përgjithshëm Kombëtar, ose më saktë: Më shumë para dalin nga Shqipëria, apo më para hyjnë në Shqipëri?)
“Ferra e vogël, mban lepurin e madh” – Populli, pikërisht ai që han.
Kasem Seferi – ekonomist jo i Akademisë së Shkencave