Home KRYESORE Man Hee Lee, Apel per gazetaret qe te raportojne per tentativat e...

Man Hee Lee, Apel per gazetaret qe te raportojne per tentativat e Paqes

Te dashur gazetarë nga e gjithë bota!

Unë jam Man Hee Lee, mbështetës i paqes dhe kreu i organizatës për Kulturë Hyjnore, Paqe Botërore dhe Restaurimi i Dritës (HWPL)

Ne HWPL kemi udhëtuar përreth botës 29 herë me dy degët tona, Grupi ndërkombëtar i Paqes për Gratë “IWPG dhe Grupi Ndërkombëtar i Paqes për Rininë (IPYG). Me përgjigjen për paqe të dhënë nga perëndia, ne kemi shpallur paqen që tejkalon kombësinë, etninë dhe fenë për të arritur paqen dhe ndalimin e luftrave duke e lënë trashëgimi për brezat e ardhshëm.

HWPL shpalli Deklaratën e Paqes Botërore për herë të parë më 25 Maj 2013 në Sheshin e Paqes të Parkut Olimpik në Seul, dhe mbajtwm Samitin WRAP në 18 shtator 2014 në Seul në Republikën e Koresë. Gjatë këtij samiti, politikanët që e ndoqën u zotuan për të punuar drejt një instrumenti të ri ndërkombëtar për paqen dhe ndalimin e liftës, liderë fetarë u zotuan për përfundimin e kësaj detyre. U zotuam para Zotit dhe njerëzve në botë. Pas këtij zotimi, HWPL prezantoi Komitetin Ndërkombëtar për Ligjin e Paqes i cili shpalli Deklaratën për Paqe dhe Ndalimin e Luftës (DPCW), të përbërë nga 10 nene. Besoj se gazetarët dinë më shumë se kushdo rreth kësaj punë për paqe. Media luan një rol të rëndësishëm në arritjen e paqes dhe ndalimin e luftës. Është kërkesa ime më e sinqertë që gazetarët të mbështesin (DPCW) dhe i bëjmë thirrje liderëve të shteteve ta mbështesin gjithashtu.

Në komunitetin global, kushdo kërkon paqe dhe jo luftë. Krerët e shteteve duhet ta mbështesin (DPCW), që është një zgjidhje për arritjen e paqes. Paqja është e vetmja mënyrë për të shpëtuar njerëzimin. 10 nenet e DPCW do t’i prezantohen së shpejti Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në formën e një draft-rezolute. Para se të ndodhë kjo, krerët e shteteve duhet të jenë të përgjegjshëm për nevojën për DPCW.

Man Hee Lee
Kreu i HWPL

Share: