Ndoqëm diplomimin e njërit prej shefave më të rinj të kuzhinës cilësore në Shqipëri sigurisht duke patur një arsye.
Në fakt, duhet thëne që diplomimi në Institutin Kulinar Neranxi është një punë rutine të cilën ky institucion arsimor do ta beje traditë duke e realizuar në një ditë te caktuar dhe shoqëruar me një event përkatës.
Por, duke vëne re kujdesin që po tregonte docenti Indrit Çela, njeri prej shefave më të famshëm të kuzhinës cilësore në Shqipëri, komplimentet që po bënte për pjatat e provimit që studenti Johni Hima kishte realizuar për të merituar diplomën e dy viteve kurs profesional kuzhine, sigurisht që nuk mund ta injoronim këtë student.
Sigurisht që ky shef i ri i kuzhinës cilësore nën shembullin e docentit të tij ka një të ardhme të suksesshme në artin e mbushjes së pjatave me ushqime të gatuara me cilësi, art, shije dhe sqimë.
Vete pjatat në fotot që shoqërojnë këtë artikull e tregojnë një projeksion te tille, por lexues te nderuar,
mund tu informojmë qe Kompania e suksesshme Neranxi i mbështet studentët e saj edhe pas diplomimit duke i shtyre ata drejt suksesit ne këtë profesion shume te kërkuar së fundi por, po ti kishit provuar edhe ju si ne, këto pjata të cilat na i serviri shef simpatik Indrit Cela, sigurisht qe do të mendonit si ne, që shefi i ri i kuzhinës Johni Hima, tashmë ka gjetur modelin më të mirë të këtij profesioni, docentin e tij, ndaj besojmë qe edhe ju do ishit të sigurte si ne që do gjeje edhe ai suksesin e merituar.
Pjata është një zkarre vici i marinuar me mjalte, mustarde e paprika e embel … ne salce piperi jeshil dhe pure kungulli dimeror qe sic thote populli: per te lepire gishtat 😊