Home KRYESORE Mbyllen deri ne 1 vit lokalet që pranojnë dhe shesin alkool për...

Mbyllen deri ne 1 vit lokalet që pranojnë dhe shesin alkool për fëmijët

Qeveria miratoi vendimin i cili ndalon tregtimin e pijeve alkoolike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç, ndërsa sëbashku me këtë masë kërkon që baret të mos pranojnë fëmijët nën këtë moshë orëve të mësimit.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Kukës, kreu i saj Edi Rama tha se masat ndëshkuese do të jenë të rënda, deri në mbylljen me 1 vit të lokalit dhe moslejimin e dhënies së tij me qira.

Edi Rama tha se bashkimi doganor me Kosovën është vonuar për shkak të Prishtinës ndërsa pranoi idenë e krijimit të një pike doganore të përbashkët me Serbinë.

Për kryeministrin, ndërtimi i stadiumit të ri të Kukësit sipas standardeve të UEFA-s dhe vënia në punë e aeroportit pritet të sjellë zhvillim të madh për zonën.

Më herët kryeministri vizitoi një pistë skish në Shishtavec te Kukësit e cila do të hapet së shpejti për turistët. 2 vëllezër nga ky fshat sëbashku me disa investitor sllovenë kane një projekt që ka marrë dhe mbështetjen e qeverisë.

Kryeministri ishte në Shishtavec si pjesë e një turi 2-ditor në qarkun e Kukësit.

Tv Klan

Share: