Presidenti Ilir Meta me nje mesazh ne FB eshte shprehur pas dekorimit te politikanit italian Franco Frattini, ish minister i jashtem dhe komisioner ne BE.
Postimi i plote:
Në vitin mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, vlerësova sot me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, z.Franco Frattini, mikun e shqiptarëve dhe një nga avokatët më të zëshëm e bindës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin europian.
Mirënjohje për kontributin e tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë e Italisë dhe për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt Bashkimit Europian.
Falënderim të veçantë për mesazhin e Tij për forcimin e unitetit të brendshëm me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE vitin e ardhshëm.